Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

KE ndan rreth 160 milionë euro për Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi nga Plani i Rritjes

GD
Gazeta Demos20 maj 2026 në 16:15
KE ndan rreth 160 milionë euro për Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi nga Plani i Rritjes

Komisioni Evropian ka miratuar një paketë të re financiare prej 158.9 milionë eurosh për Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, ndërsa vendet e tjera të rajonit, përfshirë Kosovën, vazhdojnë të mbeten pa përfitime nga kësti i fundit i ndihmës evropiane.

Sipas njoftimit të Komisioni Evropian, nga ky këst i tretë financiar Shqipëria do të përfitojë 49 milionë euro, Mali i Zi 44.2 milionë euro, ndërsa Maqedonia e Veriut 65.7 milionë euro.

Pagesa lidhet me periudhën e tretë gjashtëmujore të raportimit dhe përfshin reformat e realizuara deri në fund të dhjetorit 2025. Komisioni Evropian vlerësoi pozitivisht hapat reformues të ndërmarrë nga Shqipëria dhe Mali i Zi në fushën e konkurrueshmërisë së biznesit dhe inovacionit, si dhe nga Maqedonia e Veriut në sektorët e arsimit dhe digjitalizimit.

“Nëpërmjet lirimit të fondeve të sotme, shuma totale e miratuar në kuadër të këtij instrumenti arrin në 212.8 milionë euro për Shqipërinë, 89.3 milionë euro për Malin e Zi dhe 142.1 milionë euro për Maqedoninë e Veriut”, thuhet në njoftimin e KE-së.

Nga Komisioni Evropian bëhet e ditur se një pjesë e mjeteve financiare do të transferohet drejtpërdrejt në buxhetet shtetërore të vendeve përfituese, ndërsa pjesa tjetër do të përdoret për projekte investuese përmes Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor.

Këto investime pritet të mbështesin projekte infrastrukturore në sektorë strategjikë si transporti i qëndrueshëm, energjia e pastër, zhvillimi digjital dhe forcimi i kapitalit njerëzor.

Plani i Rritjes konsiderohet si paketa më ambicioze financiare e Bashkimi Evropian për Ballkanin Perëndimor. Programi mbulon periudhën 2024-2027 dhe ka një vlerë totale prej 6 miliardë eurosh, të ndara pjesërisht në formë grantesh dhe pjesërisht përmes kredive me kushte të favorshme.

Qëllimi i këtij plani është afrimi gradual i vendeve të rajonit me tregun unik evropian, forcimi i bashkëpunimit ekonomik rajonal, përshpejtimi i reformave të lidhura me integrimin evropian dhe rritja e mbështetjes financiare para-anëtarësuese. Në të njëjtën kohë, paketa synon të nxisë zhvillimin ekonomik dhe të përshpejtojë procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor.

ke

Më shumë nga Lajme

  • 23:55Andin Hoti: Do ta votoja “me dy duar” zhbërjen e Gjykatës Speciale
  • 23:47Djali i Agim Ramadanit e sheh të mundur lirimin e ish-krerëve të UÇK-së në Apel
  • 23:26Ambasada e Italisë pas aktgjykimit: Të respektohet vendimi dhe procesi gjyqësor
  • 23:26Hisen Berisha: Nuk pati ballafaqim të provave juridike, apeli nuk është fundi
  • 23:23Dy protestues u shoqëruan në polici, njëri u ndalua për 48 orë protesta