Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Ke hup me temel”, kandidatet e VV-së i reagojnë Osmanit: Nuk të votojna për presidente – qyqja une po n’zor kokshe

GD
Gazeta Demos8 qershor 2026 në 12:56
“Ke hup me temel”, kandidatet e VV-së i reagojnë Osmanit: Nuk të votojna për presidente – qyqja une po n’zor kokshe

Kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani, mbrëmë teksa u deklarua për media tha se, Lëvizja Vetëvendosje nuk ka arsye që të mos e votojë atë për Presidente.

Kësaj deklarate sot i kanë reaguar dy kandidatet për deputete të VV-së, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni e Ardiana Matoshi.

Kryeziu-Hyseni deklaroi hapur se nëse emri i Osmanit vjen në Kuvend për votim për presidente, nuk do ta ketë mbështetjen e saj.

“Është irracionale dhe e habitshme se si zonja Osmani, pas gjithë këtij debakli politik, del e deklaron se patjetër duhet të jetë Presidente. I ke thënë qytetarëve se gëzon mbështetje gjithëpopullore, por populli foli ndryshe. Dole e treta dhe nuk e more pra mbështetjen që pretendoje. Në një situatë të tillë, minimumi do të ishte reflektimi dhe tërheqja, jo insistimi sikur gjithçka sillet rreth teje. Aq më tepër, kur jemi të vetëdijshëm që pikërisht për shkak të këtij insistimi tuajin, vendi u detyrua të shkonte në zgjedhje. Meqë po vazhdon të insistosh përkundër rezultatit, unë dua ta bëjë të qartë qëndrimin tim. Edhe nëse emri yt vjen për votim, nuk do ta kesh mbështetjen time në rast se do të jem prapë deputete në Kuvend”, ka shkruar Kryeziu.

Se nuk do ta mbështes një votim të tillë ka deklaruar edhe Matoshi, e cila e kritikoi për përmbajtjen e deklarimit për media.

“Kqyre pash ni Zot, del e treta, hup me temel, edhe hala pa u kry numerimet paska dal tu na thone qe duhet patjeter une Presidente. Qyqja une po n’zor kokshe. Meqenese je kaq ne zor, qe po e boj publike. Nese bohna deputete, une publikisht deklaroj qe NUK te votoj ty presidente. A e ki ma t’lehte tash?”, tha ajo.

Vjosa Osmani

Më shumë nga Lajme

  • 09:58Haradinaj kujton Bunjakun: Kushdo që tenton ta rishkruajë historinë, ta dijë se plagët tona janë të freskëta
  • 09:57Abdixhiku: Afrim Bunjaku, simbol i shtetit që mbron qytetarët e vet
  • 09:56Sveçla: Drejtësia për Afrim Bunjakun mbetet e paplotë deri në kapjen e të gjithë të dyshuarve
  • 09:54Daka: Përfundimisht shkojmë në zgjedhje, veç nëse ndodh ndonjë mrekulli
  • 09:54Policia në Pejë gjen armë e granata – arreston një të dyshuar për të shtëna në ajër