Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

KDI: Reforma në drejtësi pa rezultate konkrete

GD
Gazeta Demos16 tetor 2026 në 11:18
KDI: Reforma në drejtësi pa rezultate konkrete

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka vlerësuar se reforma në drejtësi gjatë periudhës janar–qershor 2026 ka shënuar më shumë përparim procedural sesa rezultate konkrete, pasi deri më 30 qershor asnjë projektligj i pakos së drejtësisë nuk ishte miratuar.

Gjatë prezantimit të gjetjeve të monitorimit, Vullnet Bugaqki nga KDI tha se Projektligji për Byronë kishte kaluar vetëm në lexim të parë, ndërsa procesi i Vettingut nuk kishte shënuar rezultate konkrete, shkruan Ekonomia Online.

Ai theksoi se raporti ka evidentuar edhe mangësi në transparencën e konsultimeve publike, veçanërisht në arsyetimin e rekomandimeve dhe komenteve të refuzuara nga Ministria.

“Ky raport vlerëson se reforma në drejtësi për këtë periudhë kohore ka shënuar më shumë përparim procedural sesa rezultate konkrete. Deri më 30 qershor 2026, asnjë nga projektligjet e pakos së drejtësisë, pra projektligjet që vijnë nga nismat e zotimeve të pakos së drejtësisë, nuk është miratuar. Ndërkohë, ligji ose projektligji i Byrosë kishte kaluar vetëm në leximin e parë, ndërsa procesi i Vettingut nuk kishte shënuar asnjë rezultat konkret. Raporti gjithashtu evidenton edhe mangësi në transparencën e procesit. Konsultimet publike, megjithatë rekomandimet, komentet, vërejtjet dhe sugjerimet e ofruara në këto procese nuk është se janë arsyetuar nga ana e Ministrisë, pse janë refuzuar apo për çfarë arsye janë refuzuar rekomandimet e shoqërisë civile, institucioneve përkatëse”, tha Bugaqki.

Bugaqki theksoi gjithashtu rëndësinë e zbatimit të rekomandimeve të Komisionit të Venecias, të cilat, sipas tij, synojnë forcimin e integritetit dhe pavarësisë së gjyqësorit, parandalimin e politizimit në përzgjedhjen e anëtarëve të institucioneve të drejtësisë dhe shmangien e bllokadave në funksionimin e tyre.

Ai shtoi se raporti nuk ka identifikuar prova të qarta se projektligjet janë hartuar nën ndikim politik, por ka evidentuar rreziqe strukturore që kërkojnë garanci më të forta kundër ndërhyrjeve politike.

“Por theksojmë se rëndësi thelbësore ka edhe zbatimi i këtyre rekomandimeve të Komisionit të Venecias. Këto rekomandime përfshijnë kryesisht forcimin e garancive të integritetit, mbrojtjen e pavarësisë së gjyqësorit, parandalimin e politizimit në përzgjedhjen e anëtarëve të këtij institucioni, si dhe shmangien e bllokadave në funksionimin e këtyre mekanizmave. Sa i përket ndikimit politik, raporti nuk ka identifikuar se ekzistojnë prova të qarta që mbështesin përfundimin se këto projektligje janë hartuar ose nën ndikimin politik. Megjithatë, raporti evidenton rreziqe strukturore që kërkojnë garanci më të qarta kundër ndërhyrjeve ekzekutive dhe legjislative te institucionet e drejtësisë”, tha ai.

Ndërkaq, Florent Spahija nga KDI u ndal te ndryshimet në përbërjen e Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), vështirësitë gjatë zbatimit të reformës dhe kostot financiare që ajo sjell.

Sipas tij, KPK-ja nga 30 anëtarë që kishte një vit më parë, tashmë ka mbetur me shtatë anëtarë. Ai tha se zvogëlimi i numrit të përfaqësuesve dhe mënyra e përzgjedhjes së disa anëtarëve nga Kuvendi kanë ngritur shqetësime për ndikim të mundshëm politik, ndonëse ligji i ri parasheh mekanizma për ta parandaluar atë.

“Ajo çfarë ka ndodhur, KPK-ja nga 30 anëtarë që kishte një vit më herët, tashmë e kemi me shtatë anëtarë. Pra, nga dhjetë prokurorë, është ulur në tre prokurorë plus kryeprokurori dhe tre kanë mbetur jashtë, të cilët zgjidhen nga Kuvendi. Fakti që zgjidhen nga Kuvendi ka bërë të kuptohet se mund të ketë ndonjë ndikim politik. Megjithatë, ligji i ri ka parashikuar mekanizma të cilët kanë mundësi që të evitojnë ndikimin politik në raste të tilla”, tha Spahija.

Ai përmendi edhe vështirësitë e para të funksionimit të KPK-së, përfshirë dështimin e mbledhjeve për shkak të mungesës së kuorumit dhe kontestimin në gjykatë të zgjedhjeve të anëtarëve prokurorë.

“Mbledhjen e parë, vetë Këshilli Prokurorial i Kosovës në janar dhe në shkurt kanë dështuar në mungesë kuorumi. Zgjedhjet të cilat janë bërë në atë kohë për anëtarë prokurorë të Këshillit Prokurorial të Kosovës janë kontestuar në gjykatë. Kjo nënkupton se problemet të cilat kanë lindur apo problemet të cilat kanë ardhur nga reforma në drejtësi nuk kanë qenë gjithmonë kaq të lehta, pasi që nuk kemi pasur një plan se si duhet t’i trajtojmë ose çfarë duhet të bëjmë dy ditë pasi të fillojë aplikimi i reformës në drejtësi”, tha ai.

Spahija ngriti edhe çështjen e kostos financiare të reformës, duke thënë se sipas analizës së KDI-së, vetëm për themelimin e Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme nevojiten së paku 1.2 milionë euro, pa përfshirë pagesat e tjera.

“Një pjesë tjetër shumë e rëndësishme e reformës në drejtësi është se ligjet të cilat kanë për t’u votuar, ose ligjet që po votohen, kanë një kosto financiare. Fillimisht, po flasim për koston financiare të Byrosë Shtetërore, e cila analizës e jona del se së paku 1.2 milionë euro do t’i nevojiten Byrosë vetëm për themelimin e saj, pa përmendur pagesat e tjera”, tha Spahija.

rezultatekonkretereforma

Më shumë nga Lajme

  • 12:02Sezoni i ngrohjes, Rama: Procesi po shkon në mënyrën më të mirë të mundshme
  • 11:33DREJTPËRDREJTË nga Tirana, protestuesit e nisin ditën përreth institucioneve duke kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës
  • 11:31Paga minimale pa tatim: 18.50 euro për punëtorin, kosto e panjohur për shtetin
  • 11:28Dënohet me 8 vjet burg i akuzuari për trafikim me njerëz dhe lëndim të lehtë trupor
  • 11:24Kodi Civil rikthehet në Kuvend, kundërshtarët paralajmërojnë kundërshtim edhe më të madh