Një aksident trafiku ka ndodhur të enjten rreth orës 13:10 në fshatin Baicë të Istogut, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar katër persona.
Rasti është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili bëri të ditur se në aksident janë përfshirë dy vetura.
“Sot rreth orës 13:10, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Baicë-Istog. Në këtë aksident ishin të involvuara dy vetura dhe si pasojë e aksidentit katër persona kanë pësuar lëndime trupore”, deklaroi Rugova.
