Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Katër persona arrestohen në Prishtinë pas përleshjes familjare – lëndohet një grua, konfiskohen armë dhe municion

GD
Gazeta Demos19 korrik 2026 në 09:12
Katër persona arrestohen në Prishtinë pas përleshjes familjare – lëndohet një grua, konfiskohen armë dhe municion

Katër persona janë arrestuar në Prishtinë pas një mosmarrëveshjeje familjare, gjatë së cilës dyshohet se kanë sulmuar dhe kanosur njëri-tjetrin.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 18 korrik 2026, rreth orës 19:00, në rrugën “Apollonia” në Prishtinë.

Si pasojë e përleshjes, një person i gjinisë femërore ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Gjatë kontrollit në shtëpitë e dy prej të dyshuarve, policia ka gjetur dhe konfiskuar një armë të gjatë automatike me një karikator dhe 59 fishekë, një pushkë ajrore si dhe një antiplumb taktik.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, katër të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Rasti po hetohet për veprat penale mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës, kanosje, sulm dhe asgjësim apo dëmtim të pronës. /Gazeta Express

Raporti i plotë:

Rr. Apollonia, Prishtinë 18.07.2026-19:00. Janë arrestuar katër të dyshuar m/k, pasi që pas një mosmarrëveshje familjare janë sulmuar dhe kanosur në mes vete. Si pasoj, një f/k ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Gjatë kontrollit në shtëpitë e dy të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar një armë e gjatë automatike me një karikator dhe 59 fishek, një pushke ajrore dhe një antiplumb taktik. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Policia

Më shumë nga Lajme

  • 14:15“Kurti n’burg”, një mërgimtar me kërkesë në Kuvend, ia heqin nga duart pankartën
  • 13:54Haxhiu: Një herë thanë mos thirrni seancë se ka kaluar afati, tash po thonë thirreni – s’po i kuptoj
  • 13:44Deliu Kodra: PDK do jetë përditë në Kuvend
  • 13:41Berisha – Lushtakut: Mos fol me ta, e ka qu Mihali me të qit keq ty
  • 13:28Reagon Hamza: Kuvendi duhet të konstituohet menjëherë, nuk është pronë e Kurtit dhe Vetëvendosjes