Kastriot Shabani: Reçaku na kujton përherë përgjegjësinë për të punuar me ndershmëri
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Shtimes, Kastriot Shabani, ka zhvilluar një takim me banorët e fshatit Reçak, ku u prit nga kryetari i nëndegës së LDK-së për këtë fshat, Minush Brahimi.
Në këtë takim, Shabani theksoi rëndësinë e dëgjimit të qytetarëve, duke vlerësuar idetë, shqetësimet dhe vizionet e tyre për të ardhmen e komunës. Ai e cilësoi Reçakun si simbol të historisë dhe sakrificës, që i kujton përherë përgjegjësinë për të punuar me përkushtim dhe ndershmëri.
Postimi i tij:
