Kandidati për kryetar të Komunës së Shtimes nga LDK, Kastriot Shabani, ka prezantuar projektet e tij të propozuara për mandatin e ardhshëm. Ai ka bërë të ditur se vizionet e tij për komunën nuk janë vetëm ide në letër, por plane konkrete të studiuara dhe të analizuara me kujdes.
“Foto të projektit tonë të propozuar nuk janë thjesht imazhe të gjeneruara, por projekte të menduara mirë për zhvillimin e Shtimes. Janë plane që synojnë të sjellin ndryshim dhe zhvillim për qytetarët tanë,” u shpreh Shabani.
https://www.facebook.com/share/p/19qybvk2d8/?mibextid=wwXIfr
