Sot është Dita Ndërkombëtare e të Moshuarve. Lidhja e Pensionistëve të Kosovës ka kërkuar mbështetje sociale e shëndetësore nga institucionet e vendit.Në një intervistë për RTK-Radio, kryetari i Lidhjes së Pensionistëve, Sherif Kastrati, thotë se gjendja e pensionistëve në Kosovë nuk është e mirë. Sot shënohet 1 tetori, Dita Ndërkombëtare e të Moshuarve. Si i gjen kjo ditë pensionistët në Kosovë?Sherif Kastrati: “Fatkeqësisht këtë gjendje nuk mund ta përshkruaj hiq. Duhet t’i falënderojmë remitencat që vijnë nga jashtë, të vetmet ato janë mbështetje. Ne jemi barrë për pasardhësit tanë, e të cilët në vend se t’i ngritin familjet e veta duhet të na mbajnë edhe neve, me vjen keq por shteti duhet të bëjë pak më shumë në këtë aspekt. Shtetet përreth kanë disa markete që ofrojnë përqindje më të vogël për produktet ushqimore për pensionistët, këtu nuk është një praktikë e tillë”.
Lajme
Kastrati: Gjendja e pensionistëve në Kosovë nuk është e mirë
