Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kasapi i Ballkanit e portretizoi Thaçin në Hagë si armikun numër një të tij dhe të Serbisë

GD
Gazeta Demos15 korrik 2025 në 18:37
Kasapi i Ballkanit e portretizoi Thaçin në Hagë si armikun numër një të tij dhe të Serbisë

Gjyqi i kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq, kishte filluar më 12 shkurt të vitit 2002, në gjykatën e krimeve të luftës të Kombeve të Bashkuara në Hagë, nën akuzat për krime lufte në Kosovë, Kroaci dhe për gjenocid në Bosnje e Hercegovinë.

Fjala e tij hyrëse ishte shumë e gjatë dhe zgjati disa ditë. Në fjalën e tij hyrëse, njeriu i cili mbi supet e tij barti krimet më monstruoze, më së shumti e targetoi drejtuesin politik të UÇK-së, Hashim Thaçin.

Akuza, shpifje, mallkime e fyerje, të gjitha në një drejtim si në askënd tjetër, krimineli Millosheviq kishte nisur sulmet ndaj Hashim Thaçit.

Ai e portretizoi Thaçin si armikun numër një të tij dhe të Serbisë.

“ Kam këtu një numër urdhërarrestesh për vrasës të dënuar, por nuk kam kohë t’i shqyrtoj. Numri 1 është Hashim Thaçi, i cili është dënuar me burgim për një numër të madh vrasjesh “, tha Millosheviq më 15 shkurt të vitit 2002.

Në vazhdën e këtij fjalimi, Millosheviq kërkoi dënimin e gjeneralit Clark dhe sekretares Albright, pasi sipas tij bashkëpunuan ngushtë dhe kishin lidhje të thella me UÇK-në, të cilës Millosheviq i referohet vazhdimisht me termin “terroristët”.

Akuzat ndaj Thaçit, të cilat përsëriten edhe sot nga njerëzit, grupet dhe shtetet jodashamirëse ndaj Kosovës, duket se e kanë burimin në strategjinë e Millosheviqit për ta njollosur atë.

Për dallim nga raportet e CIA-s, DASH-it dhe NATO-s, të cilat lartësuan figurën e Thaçit, strategjia e Millosheviqit për ta përlyer figurën e tij kishte nisur.

Gjatë seancës gjyqësore, Millosheviq tregoi edhe një fotografi të gjeneralit Clark, Hashim Thaçit dhe Agim Çekut.

“ Për ta ilustruar këtë, a mund ta tregoja dhe ta zmadhoja këtë fotografi, sepse shihni njerëz që mbajnë duart e tyre të shtrënguara së bashku si kjo. Ata janë Wesley Clark, Hashim Thaçi, Agim Çeku, vrasës dhe kriminelë. Dhe kjo fotografi simbolizon aleancën e një organizate të komanduar nga Clark. Clark së bashku me terroristët shqiptarë në terren, një aleancë, pasojat e së cilës janë gjithçka që ju kam lexuar deri më tani “, kishte thënë ai me një frustrim të madh.

Millosheviq ishte marrë edhe me konferencën e Rambujesë. Atë e kishte irrituar fakti se Hashim Thaçi ishte drejtues i delegacionit të Kosovës. Ai madje kishte konstatuar fitoren e Thaçit në shkurt të 1999.

“ Pra, me ndihmën e tyre në shkurt të vitit 1999, fraksioni i Thaçit fitoi “, kishte deklaruar Millosheviq. /Demokracia.com/

Serbia

Të ngjashme

Ftohet nga prokuroria e Kosovës për krime lufte, ish-gjenerali serb thotë se dikush e tradhtoi në Beograd

Ftohet nga prokuroria e Kosovës për krime lufte, ish-gjenerali serb thotë se dikush e tradhtoi në Beograd

18:09
Serbia nderon Brigadën e 37-të që kreu krime në Kosovë

Serbia nderon Brigadën e 37-të që kreu krime në Kosovë

15:52

Më shumë nga Lajme

  • 23:5513-vjeçari pësoi 20 goditje në tru pas një aksidenti në trampolinë, mjekët e shpëtuan
  • 23:14Vdes ish-futbollisti shqiptar
  • 23:06Detaje nga ngjarja makabre në Greqi, djali fshehu trupin e të atit të vdekur për më shumë se dy vite në frigorifer
  • 23:04Zelensky: Ukraina ka përmbushur të gjitha kushtet për anëtarësim në BE
  • 23:02Behrami i bindur se Kurti i gatshëm ta dërgojë vendin pafundësisht në zgjedhje: Vetëm qytetarët mund ta ndalin përmbysjen e shtetit