Një rast i posedimit të narkotikëve është zbuluar mbrëmë në Kaçanik.
Sinjali bënë me dije se më 17 gusht 2025, rreth orës 18:40, njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Kaçanik ka vërejtur tre persona në oborrin e Shkollës së Mesme “Skënderbeu”, të cilët dyshoheshin se mund të ishin duke konsumuar substanca narkotike.
Gjatë kontrollit të tyre nuk është gjetur asgjë e dyshimtë, mirëpo në afërsi policia ka zbuluar të fshehura 6 paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë. Dy prej tyre, 20-vjeçar kanë pranuar se substanca ishte e tyre.