Mbi 100 kilogramë substancë narkotike të llojit marihuanë raportohet se janë sekuestruar nga Njësia Antikontrabandë e Doganës në Prishtinë.

Ato ndodheshin në një autobus, i cili është ndaluar në rajonin e Prishtinës.

Gjatë kontrollit të njëjtit i është gjetur dhe sekustruar një sasi e substancës narkotike, që dyshohet të jetë rreth 120 kg.