David Kanin, profesor i Studimeve Evropiane në Universitetin Johns Hopkins, thotë se Kosova ka vepruar deri diku me bindjen se Uashingtoni “do të jetë gjithmonë aty”.
Por, sot, sipas tij, vendi është pa një drejtim të qartë strategjik, i përfshirë në krizë të thellë politike dhe pa një plan afatgjatë.
“Serbët janë treguar shumë më të suksesshëm se kosovarët në menaxhimin e marrëdhënieve me Uashingtonin, sidomos që kur Kurti ka marrë pushtetin. Unë pajtohem me të në thelb sa i përket dialogut me evropianët, por Kurti nuk shkon mirë me askënd. Njerëzit nuk e pëlqejnë dhe Vuçiq ka arritur ta shfrytëzojë këtë”, thotë Kanin për REL.




