Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kandidati i PDK Qëndrim Kryeziu: SHBA ia hapi derën Kosovës të bëhet ‘‘Katari i Evropës’’ por qeveria i tha jo gazit të tyre

GD
Gazeta Demos26 maj 2026 në 16:34
Kandidati i PDK Qëndrim Kryeziu: SHBA ia hapi derën Kosovës të bëhet ‘‘Katari i Evropës’’ por qeveria i tha jo gazit të tyre

Qëndrim Kryeziu, kandidat i PDK-së për deputet, ka thënë se, DASH ‘’ia ka hapur derën Kosovës për t’u shndërruar në “Katarin e Evropës”, duke bërë thirrje për gazifikimin e qymyrit’’.

Porse, siç ka thënë Kryeziu, një projekt të tillë, ‘’vështirë se mund ta realizojë’’ qeveria e Kurtit, e cila, ka shtuar ai, ‘’i ka thënë jo termocentralit dhe gazit amerikan’’.

”Departmenti Amerikan i Shtetit ia ka hapur derën Kosovës për t’u shndërruar në “Katarin e Evropës”, duke bërë thirrje për gazifikimin e qymyrit.

Vendi ynë i ka të dokumentuara deri në 15 miliardë tonë thëngjill. Nga ky investim do të gjeneroheshin deri në 32 miliardë metra kub gaz në vit, që përbën rreth 20 për qind të eksporteve të Rusisë.

Por nga një qeveri që i ka thënë jo termocentralit dhe gazit amerikan, vështirë se mund të pritet ta realizojë këtë investim madhështor. Sepse, siç është vërtetuar gjatë këtyre viteve, interesi i saj ka mbetur varësia e Kosovës nga mafia energjetike rajonale serbe.

Më 7 qershor kemi shansin ta çlirojmë Kosovën nga kjo mafi, duke votuar për Partinë Demokratike të Kosovës.”, ka thënë ai.

Qëndrim Kryeziu

Më shumë nga Lajme

  • 16:10Hamza viziton familjet Thaçi, Veseli dhe Krasniqi: Nuk jeni vetëm, do të angazhohemi deri në kthimin në atdhe të luftëtarit të fundit të lirisë
  • 16:08Pas Hagës, kush do ta çojë përpara drejtësinë për kri’met e luftës në Ballkan?
  • 15:40Rama njofton për ecurinë e punimeve në sheshin “Xhorxh Bush”
  • 15:39Haxhiu për tri viktimat e identifikuara: 27 vjet pritje, sot familjet morën përgjigjen
  • 15:26“Jo në emrin tim!”, diaspora në Zvicër protestojnë ndaj vendimit të Speciales