Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kandidati i LDK-së për asambleist në Deçan: Isniqi është lënë pas dore, ende nuk ka infrastrukturë bazike

GD
Gazeta Demos16 gusht 2025 në 21:40
Kandidati i LDK-së për asambleist në Deçan: Isniqi është lënë pas dore, ende nuk ka infrastrukturë bazike

Kandidati i LDK-së për asambleist në Komunën e Deçanit, Sylë Balaj, ka shpërndarë një video-mesazh për publikun, kështu duke rikujtuar qytetarëve për qeverisjen komunale se Isniqi sipas tij është lënë pas dore, shkruan Gazeta Demos.

Ai thotë se ky fshat që njihet me numrin më të madh të banorëve, ende nuk e ka të përfunduar infrastrukturën bazike: rrugët, rrjetin e ujërave të zeza, ujin e pijshëm dhe ndriçimin publik.

Gjithashtu ai shton se në mesin e gati 150 rrugëve e rrugicave të pa asfaltuara, investimi më i madh ka qenë vetëm një urë 6-7 metra në qendër të fshatit.

”Tani, kur erdhi koha e zgjedhjeve, pas 4 viteve pa asnjë investim, ata rikthehen vetëm me disa asfaltime për të kërkuar sërish besimin tuaj, por për banorët e këtij lokaliteti ata janë zhgënjim, dhe besimi i humbur nuk do t’u jepet më”, shkruan tutje ai.

Postimi i plotë:

Bashkëvendas,

Kjo video është një mesazh dhe rikujtim për qeverisjen komunale se Isniqi është lënë pas dore.

Si fshati me numrin më të madh të banorëve dhe taksapaguesi kryesor, ende nuk e ka të përfunduar infrastrukturën bazike: rrugët, rrjetin e ujërave të zeza, ujin e pijshëm dhe ndriçimin publik.

Në mesin e gati 150 rrugëve e rrugicave të pa asfaltuara, investimi më i madh ka qenë vetëm një urë 6-7 metra në qendër të fshatit.

Unë dhe banorët kemi bërë dhjetëra kërkesa, por Behoci në lagjen Osmanaj vazhdon të jetë rrezik për banorët, po ashtu mungojnë investimet dhe mirëmbajtja e hapësirave publike.

Tani, kur erdhi koha e zgjedhjeve, pas 4 viteve pa asnjë investim, ata rikthehen vetëm me disa asfaltime për të kërkuar sërish besimin tuaj, por për banorët e këtij lokaliteti ata janë zhgënjim, dhe besimi i humbur nuk do t’u jepet më.

Më shumë nga Lajme

  • 23:46Moti nesër, temperaturat deri 35 gradë Celsius
  • 23:38Aksidenti tragjik në Durrës, familja e 26-vjeçares italiane mes dhimbjes: Jemi të shkatërruar, presim trupin e saj
  • 23:16KEK merr masa pas vdekjes së dy punëtorëve: Formohet Task Forca për Sigurinë në Punë
  • 22:5946 vjeç dhe sërish në futboll! Ronaldinho bën të pabesueshmen në Itali
  • 22:57Marrja e pikave kufitare nën kontroll: Thaçi nga Haga zbulon kërcënimin e Tadiqit