Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka dekoruar me Medaljen Presidenciale të Meritave sportisten, Donjeta Sadiku, për suksesin e veçantë të shpalljes kampion në Lojërat Mesdhetare, kontributin në boks dhe përfaqësimin e denjë të Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Në hapjen e Lojërave Mesdhetare në Taranto të Italisë, Donjeta mbajti me krenari flamurin e Republikës së Kosovës gjatë parakalimit të sportistëve kosovarë.
Pak ditë më vonë, pas fitores në finale ndaj përfaqësueses së Serbisë, Kristina Kuluhova, ajo fitoi medaljen e artë dhe e ngriti flamurin e Kosovës në majën më të lartë të podiumit.
