Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

​Kamberi: Politikanët serbë vazhdojnë të ëndërrojnë rikthimin e kontrollit mbi Kosovën

GD
Gazeta Demos19 tetor 2026 në 17:08
​Kamberi: Politikanët serbë vazhdojnë të ëndërrojnë rikthimin e kontrollit mbi Kosovën

Bartësi i listës shqiptare në Luginën e Preshevës, Shaip Kamberi, ka kritikuar klasën politike në Serbi, duke thënë se politikanët serbë vazhdojnë të ushqejnë shpresa imagjinare për rikthimin e kontrollit mbi Kosovën.

Kamberi, në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, ka deklaruar se politika serbe vazhdon të mbështetet në mite mesjetare dhe në atë që ai e cilëson si ëndërr kolonialiste, në vend që të ndërtojë marrëdhënie të mira me Kosovën dhe shqiptarët në Luginën e Preshevës.

“Ata vazhdojnë me ëndrrën e vet kolonialiste, me atë qe e kanë humbur Kosovën me një shpresë të imagjinuar për ta rikthyer kontrollin mbi Kosovën, dhe me politikën në të cilën mbizotërojnë mitet e mesjetës”, ka deklaruar Kamberi.

Ai ka theksuar se asnjë klasë politike në Serbi deri më tani nuk ka arritur të zhvillojë një qasje strategjike që do të mundësonte përmirësimin e marrëdhënieve me Kosovën dhe shqiptarët.

“Pra asnjë klasë politike deri më tani në Serbi nuk ka arritur të ndërtojë një thellësi politike me të cilën do të mendojnë në mënyrë strategjike, që të relaksojë në radhë të parë raportet me Kosovën, të relaksojë raportet me shqiptarët në Luginë të Preshevës, të ndërtojë raporte më të mira”, është shprehur Kamberi.

Sipas tij, politika në Serbi vazhdon të mbetet peng i së kaluarës, duke mos arritur të krijojë një qasje që do t’i kontribuonte normalizimit të marrëdhënieve në rajon.

kosovënkamberivazhdojnë

Të ngjashme

Kamberi për politikanët serbë: Kanë një shpresë imagjinare për ta rikthyer kontrollin mbi Kosovën

Kamberi për politikanët serbë: Kanë një shpresë imagjinare për ta rikthyer kontrollin mbi Kosovën

08:01
Partitë shqiptare të bashkuara në Serbi, Kamberi: Synojmë tri mandate

Partitë shqiptare të bashkuara në Serbi, Kamberi: Synojmë tri mandate

17:13

Më shumë nga Lajme

  • 18:02Eman Rrahmani: Një çift s’do me i prish linjat e trupit, e marrin një grua me qira me bë fëmijë për ta
  • 18:01735 pedagogë e akademikë në Shqipëri dalin me deklaratë: Rama të dorëhiqet
  • 17:57Kremlini paralajmëron takim trepalësh Putin-Trump-Xi muajin e ardhshëm
  • 17:56Presidenti i Malit të Zi vjen në vizitë në Kosovë, pritjen ia bën prijësi i Manastirit të Deçanit
  • 17:55Përparim Rama: Rreziku për humbjen e Lojërave Mesdhetare 2030 është real