Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kamberi: Shqetësim në Luginë, në Serbi po bëhen përgatitjet e fundit për futjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak

GD
Gazeta Demos17 shtator 2025 në 09:37
Kamberi: Shqetësim në Luginë, në Serbi po bëhen përgatitjet e fundit për futjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka paralajmëruar për pasojat e futjes së shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Serbi, duke e cilësuar këtë nismë si shqetësuese për shqiptarët në Luginën e Preshevës.

Ai theksoi se kujtesa kolektive e shqiptarëve është ende e rënduar nga përvojat e dhimbshme gjatë kohës së Armatës Popullore të Jugosllavisë (APJ), ku shumë të rinj shqiptarë u trajtuan në mënyrë diskriminuese dhe pësuan tragjedi.

Për këtë, Kamberi njoftoi se ka dorëzuar në procedurë parlamentare një propozim për themelimin e një Komisioni të posaçëm, i cili do të hetojë rastet e vdekjeve të 135 ushtarëve shqiptarë në radhët e APJ-së gjatë viteve ’80. Shumë prej këtyre rasteve, siç ka shkruar ai, të regjistruara si “vetëvrasje” apo “aksidente”, sipas familjeve ishin të dyshimta, pasi trupat shpesh mbanin shenja dhune.

“Mungesa e hetimeve të pavarura ka forcuar bindjen se kemi të bëjmë me vrasje me motive etnike e politike. Është koha që Kuvendi të marrë përgjegjësi dhe të krijojë një Komision të posaçëm, ku do të përfshiheshin edhe përfaqësues të komunitetit shqiptar dhe shoqërisë civile.”, ka shkruar Kamberi në Facebook.

Sipas tij, drejtësia për viktimat është gurthemeli i pajtimit dhe i një të ardhmeje më të mirë për të gjithë qytetarët.

Më shumë nga Lajme

  • 12:55FSK avancon kapacitetet teknike për mirëmbajtjen e automjeteve ‘HMMWV’ me mbështetjen amerikane
  • 12:40Pas vendimit të Speciales, Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” sot në orën 15:00 mban konferencë të jashtëzakonshme
  • 12:33Erdogan: Do ta përkrahim Kosovën për të siguruar vendin e merituar në komunitetin ndërkombëtar
  • 12:31Profesori spanjoll: Ndërkombëtarët e ndëshkuan Thaçin më ashpër se secilin serb që synoi gjenocid
  • 12:21Mërgata shqiptare në Finlandë proteston të shtunën kundër aktgjykimit të Speciales