Në një rrëfim ekskluziv për GazetënDemos, nëna e dëshmorëve të kombit si dhe e politikanëve Ramush e Daut Haradinaj, Rukë Haradinaj, ka folur për periudhën e lavdishme të vendit, atë të çlirimit të trojeve shqiptare nga okupuesi serb.
Duke ua ditur rëndësinë jetike që armët patën në këtë mision, nëna Rukë pati deklaruar se dashuria për to shkon paralel me dashurinë e fortë të amësisë.
“Vallahi gjithë thom edhe kam qejf me i pa, i kam në shpirt, si fëmijët e mi kur t’i shoh, se mos me u pas kanë ato atë ditë, na rrafsh ishim bë. Edhe djemtë qëndruar…edhe armët”, deklaroi nëna Rukë për GazetënDemos.
