Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Kam menu që po bëjnë hajgare”, – flet 14-vjeçari nga Vushtrria që shpëtoi shokun nga sulmi në Gjermani (

GD
Gazeta Demos28 tetor 2025 në 14:48
“Kam menu që po bëjnë hajgare”, – flet 14-vjeçari nga Vushtrria që shpëtoi shokun nga sulmi në Gjermani (

Len Fejzullahi, 14-vjeçari nga Vushtrria, i cili jeton në Gjermani, është treguar hero para tri javësh kur ndërhyri për të shpëtuar shokun e tij gjatë një sulmi me çekan në oborrin e shkollës.

Ai foli shkurtimisht sot në “Kosova Today” , ku tha se fillimisht nuk e kishte marrë seriozisht situatën.

“Kam menu që po bëjnë hajgare me mu”, u shpreh Leni.

Edhe babai i tij, Shyqë Fejzullahi, rrëfeu më gjerësisht momentet e incidentit dhe reagimin e tij si prind.

“Ndodhi ajo që ndodhi para tri javësh në shkollë. Ka hy një djalë 15-vjeçar me çekan dhe ka dash me bo skandal. Është rastisur te djali jem dhe shokët e tij. Normalisht, frikë kemi pasë në atë moment, se ky kurrë s’ka pas probleme. Mendova se është kap me dikë, por kur shkova më treguan që s’ka qenë ajo që kam mendu”, tha ai.

Për guximin e treguar, Leni dhe familja e tij janë ftuar sot në takim nga kryebashkiaku i qytetit Friedberg, Roland Eichmann, ku Leni do të falënderohet publikisht.

Vushtrri

Më shumë nga Lajme

  • 22:50Bashkë me gjeneratën e artë, Musliu-Shoshi mbledh fëmijët e çlirimtarëve
  • 22:41Dënimi me 25 vjet burg nga Haga, Bilall Sherifi tregon reagimin e Jakup Krasniqi: Ju kam thënë që kjo gjykatë s’është për drejtësi
  • 22:29“Ju kam thënë”, Sherifi tregon çka ju tha Jakup Krasniqi kur shkuan ta shohin pas vendimit të Speciales
  • 22:25“E kanë detyru të rrijë në një qoshe – e kanë lidhë, e kanë trajtu në mënyrë brutale”, Sherifi rikujton dërgimin në Hagë të Jakup Krasniqit
  • 22:17Krasniqi për virusin e Nilit Perëndimor: Gjendja aktualisht nuk paraqitet serioze