Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Kam fol me ta pak minuta para aksidentit”, flet familjari i mërgimtarëve që vdiqën tragjikisht duke u kthyer nga Kosova

GD
Gazeta Demos7 gusht 2026 në 14:47
“Kam fol me ta pak minuta para aksidentit”, flet familjari i mërgintarëve që vdiqën tragjikisht duke u kthyer nga Kosova

Tre shtetas të Kosovës kanë humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku të enjten në Gjermani, teksa po ktheheshin nga Kosova. Viktimat janë një 63-vjeçar, djali i tij 34-vjeçar dhe nipi 16-vjeçar.

Ramzi Aliu, i cili humbi vëllain me djalin e tij dhe nipin, ka treguar se lajmin për aksidentin e ka marrë nga policia gjermane përmes djalit të tij.

“Lajmin e mora pasi në ora 06:15 kam kontaktuar me ta, kam folur në telefon. E kam provuar më pas në gjysmë të 9-tës, por nuk më lajmëroheshin. Tri telefonata nuk m’i hapën. Pastaj policia atje e ka thirrur djalin tim këtu, në bazë të numrit të telefonit, dhe kështu e morëm vesh”, ka rrëfyer Aliu.

Ai ka thënë se dhimbja është e madhe, pasi në aksident kanë humbur jetën tre anëtarë të së njëjtës familje.

“Më rëndë s’ka. Tre anëtarë prej një familjeje, shumë rëndë. Këta të tre ishin: vëllai 63 vjeç, djali i vëllait 34 vjeç dhe nipi im 16 vjeç”, ka thënë ai.

Aliu ka treguar se komunikimin e fundit me familjarët e kishte pasur pak para aksidentit.

“Komunikimin e fundit e kam pasur në 06:15 fiks. Më kishte thirrur nipi e une ne shitore e nuk ja qela se thash ti kryj kam kohe me pastaj e kam thirr në 06:15. Kam folur me të dhe me vëllain. Rreth 15 minuta para orës 07:00 ka ndodhur ndeshja”, ka deklaruar ai.

Familja ende nuk ka marrë detaje nga autoritetet gjermane për mënyrën se si ka ndodhur aksidenti.

“Policia nuk na ka dhënë asnjë njoftim se si ka ndodhur. As policia atje, as askush. Ende nuk dimë asgjë. Tani djali i vëllait ka shkuar atje bashkë me babain, ndërsa djali im ka shkuar sot me gruan, pasi fëmija është nën 16 vjeç dhe nuk po e lejojnë pa nënshkrimin e babait dhe nënës”, ka thënë Aliu.

Ai ka bërë të ditur se varrimi pritet të bëhet Komogllavë në por ende nuk dihet koha.

“Varrimi do të bëhet në Komogllavë por kohën nuk e dimë akoma, sepse nuk kemi asnjë informatë nga Gjermania”, ka përfunduar ai. /KP

minutaaksidentitkosova

Të ngjashme

Kosova përballë Izraelit, “Dardanët” synojnë rikthimin te fitorja

Kosova përballë Izraelit, “Dardanët” synojnë rikthimin te fitorja

07:47
Nga Kosova në Shqipëri për formim profesional, 10 oficerë të FSK-së nisin kurset profesionale

Nga Kosova në Shqipëri për formim profesional, 10 oficerë të FSK-së nisin kurset profesionale

16:00

Më shumë nga Lajme

  • 07:45Sot mbahet protestë gjithëpopullore, kërkohet drejtësi për ish-krerët e UÇK-së
  • 07:43Von der Leyen sot në Kosovë, takon krerët institucionalë
  • 07:37KEDS njofton, këtp vende do të mbesin pa rrymë
  • 07:28Parashikimi i motit: Diell e vranësira
  • 23:47Lekatari reagon për videot intime të personazheve publike që po qarkullojnë: S**si nuk është lajmi, por kush i ka …