Gazetari Vehbi Kajtazi ka kritikuar kandidaturën e Bekim Sejdiut për president të Kosovës, duke thënë se ai, si ish-gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese, do të duhej të kishte një qëndrim për situatën institucionale në vend.

Në “Rubikon” të Klan Kosovës, Kajtazi tha se Sejdiu nuk është parë duke reaguar për, siç e cilësoi ai, “marrjen peng” të institucioneve të Kosovës.

Një njeri, një personalitet i vlerësuar, ndonëse një intelektual siç përshkruhet, do të duhej të kishte zë ndonjëherë. Unë nuk mbaj mend zë të atij njeri përveç kur doli dje dhe tha 'faleminderit që po më bëni president'. Intelektualët shkruajnë, nuk heshtin. Ky intelektual do duhej të kishte zë pse institucionet e Kosovës janë marrë peng prej Albin Kurtit. Ky do duhej ta dinte se një individ, një autokrat, e ka marrë peng Republikën e Kosovës dhe në këtë frymë, në frymë të një aktgjykimi të Gjykatës Kushtetuese, ku ka punuar edhe ai, është marrë peng shteti i Kosovës. Është një afat 30 ditor që është dashur me u konstitu Kuvendi”, tha Kajtazi.