Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kajtazi: Kurti e ka plotësu tregimin e Serbisë, ai nuk është i aftë me ndërtu shtet

GD
Gazeta Demos3 maj 2026 në 22:47
Kajtazi: Kurti e ka plotësu tregimin e Serbisë, ai nuk është i aftë me ndërtu shtet

Analisti e gazetari Vehbi Kajtazi, ka thënë se kryeministri Albin Kurti ka plotësuar narrativën e Serbisë së shqiptarët e Kosovës nuk dijnë dhe nuk mund ta mbajnë shtetin.Në emisionin VV Show, Kajtazi ka thënë se Serbia që nga vitit 1999, kur edhe e humbi luftën, ka nisur tregimin se si shqiptarët e Kosovës nuk dijnë ta ndërtojnë shtetin.

Ai ka marrë si shkas edhe një intervistë të kriminielit serb Vojislav Sheshel.“Prej 99-të e këndej, Serbia e ka pasur një tregim që shqiptarët e Kosovës nuk dijnë të bëjnë dhe të mbajnë shtet. Më kujtohet që pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, në një intervistë të kriminelit Sheshel kur ishte pyetur për shpalljen e pavarësisë ai kishte thënë se “ata nuk po dijnë me e mbajtë një qyng (KEK-u) e le mo po mbajnë shtet”, ka thënë Kajtazi.

Sipas tij, me ardhjen në pushtet të Kurtit, Kosova është duke rrëshqitur drejt shteteve të dështuara.Ai ka thënë se Kurti nuk po dinë, nuk dëshiron ose e ka mision që të mos të ndërtojë institucione të qëndrueshme në Kosovë.

“Me ardhjen e Albin Kurtit në pushtet ky vend nuk po mundet me ndërtu institucione, pra ne po shkojmë në zgjedhje të vazhdueshme për shkak se Albin Kurti nuk është i aftë, apo nuk do ose e ka mision nuk e di, për mos me ndërtu institucione legjitime të Republikës së Kosovës dhe shtete të cilat dështojnë me ndërtu institucione të qëndrueshme janë shtete të dështuara. Si arritëm ne në këtë pikë që këto vitet e fundit me u plotësu tregimi i Serbisë se shqiptarët nuk dijnë me ndërtu shtet. Kosovën po e rreshton në kuadër të shteteve të dështuara”, ka thënë Kajtazi në VV Show.

Vehbi Kajtazi

Më shumë nga Lajme

  • 00:00Parashikimi i motit për të hënën
  • 23:51KEDS del me njoftim: Këto vende sot do të mbesin pa rrymë - shkak punimet
  • 23:25KRU “Prishtina” zbulon lidhje ilegale të ujit në Veternik dhe në disa lokale në sheshin “Xhorxh Bush”
  • 23:23Më 12 gusht Europa do të përjetojë një eklips total të Diellit
  • 22:57Protesta në Tiranë, turma zhvendoset para Ambasadës së Serbisë dhe të Ukrainës dhe brohoret “UÇK”, “UÇK”