Gazetari Vehbi Kajtazi tha në emisionin Rubikon në Klan Kosova se aktgjykimi i Dhomave të Specializuara në Hagë është kryekëput me motive politike, duke theksuar se nuk duhet pasur besim se shkalla e dytë e kësaj gjykate do të marrë vendim ndryshe.
Kajtazi u shpreh se alarmi i ngritur nga mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi, përkatësisht nga avokati Pierre-Richard Prosper, tregon qartë situatën brenda procesit gjyqësor.
Avokati Prosper bëri të qartë se ai nuk i beson më shkallës së dytë, pra nuk i beson institucionet në tërësi. Për këtë arsye, ai, si profesionist që është dhe duke e ditur që ka qenë pjesë e procesit edhe e di më mirë se kushdo tjetër se çfarë ka ndodhur në atë proces gjyqësor, ai dha një alarm se edhe shkalla e dytë mund të jetë njëjtë sikurse shkalla e parë” tha Kajtazi.
