Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, gjen kohë herë pas here të presë në takime figura të ndryshme, por një nga vizitoret e saj më të fundit ishte padyshim ndër më të veçantat.

Bëhet fjalë për talenten e re të muzikës, Kaia, e cila është mirëpritur së fundmi në zyrën e të parës së shtetit. E veshur me uniformë ushtarake me emblemën e UÇK-së, në frymën e festave të Nëntorit, vogëlushja duket se ka kaluar momente emocionuese pranë Presidentes.

Në imazhet e bëra publike, shihet momenti i takimit ku Kaia ka pranuar edhe një dhuratë simbolike nga e para e shtetit.