Një delegacion i kadetëve nga Qendra për Studime Universitare e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka marrë pjesë në Javën Ndërkombëtare të Kadetëve, e cila është mbajtur në Akademinë Ushtarake në Dresden të Gjermanisë.
Sipas njoftimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, pjesëmarrja në këtë aktivitet është realizuar në kuadër të bashkëpunimit dypalësh dhe forcimit të marrëdhënieve ushtarake ndërkombëtare.
Aktiviteti ka mbledhur së bashku udhëheqës të ardhshëm ushtarakë nga shtete të ndryshme aleate, duke u ofruar kadetëve mundësinë për shkëmbim të përvojave dhe njohje me metodat bashkëkohore të trajnimit, doktrinës dhe udhëheqjes ushtarake.
