Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Juristja e mediave: Nuk është shkelur privatësia e deputetit Naim Bardiqi kur ia kanë publikuar SMS-në

GD
Gazeta Demos28 prill 2026 në 12:30
Juristja e mediave: Nuk është shkelur privatësia e deputetit Naim Bardiqi kur ia kanë publikuar SMS-në

Juristja e mediave, Flutura Kusari është deklaruar pas pretendimeve të deputetit të VV-së se fotografimi dhe publikimi i bisedave private në sallën e Kuvendit përbën shkelje privatësie.

Kusari tha se mediat nuk e kanë shkelur privatësinë e deputetit Naim Bardiqi kur ia kanë publikuar SMS-në.

Në një analizë të detajuar ligjore, Kusari thekson se rasti duhet parë në prizmin e praktikës së Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut, duke iu referuar konkretisht rastit Von Hannover kundër Gjermanisë (Nr.1).

Sipas saj, publikimi i mesazhit është i justifikuar nga interesi i lartë publik, pasi përmbajtja lidhet me mënyrën e funksionimit të Lëvizja Vetëvendosje, partia më e madhe në vend, në një kontekst të ndjeshëm politik. Ajo thekson se nuk bëhet fjalë për komunikim privat personal, por për një mesazh që lidhet drejtpërdrejt me funksionin publik të deputetit.

Kusari nënvizon gjithashtu se si figurë publike, Bardiqi i nënshtrohet një niveli më të lartë të vëzhgimit nga media dhe opinioni publik. “Deputetët duhet të jenë të vetëdijshëm se veprimet dhe komunikimet e tyre në ambiente publike mund të bëhen objekt raportimi,” shprehet ajo.

Në analizën e saj, ajo trajton edhe çështjen e pritjes për privatësi, duke theksuar se në hapësirat ku janë të pranishëm gazetarë dhe kamera, kjo pritje është e kufizuar. Megjithatë, ajo bën dallim të qartë mes komunikimeve me interes publik dhe atyre plotësisht private, të cilat sipas saj nuk duhet të publikohen.

Sa i përket mënyrës së raportimit, Kusari vlerëson se publikimi është bërë në mënyrë faktike dhe jo sensacionale, pa përdorim të metodave të paligjshme si kamera të fshehta. Ajo shton se autenticiteti i mesazhit nuk është vënë në dyshim.

Në përfundim, juristja e mediave shpreh bindjen se çdo ankesë eventuale në institucionet përkatëse apo në gjykata do të ishte e pasuksesshme, pasi publikimi përmbush kriteret ligjore për raportim në interes të publikut.

“Sipas standardeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, kjo është analiza ime ligjore:

1. Interesi publik – Media ka publikuar një SMS që tregon mënyrën e funksionimit të Lëvizjes Vetëvendosje, partia më e madhe dhe më e fuqishme në vend. Rrjedhimisht, mënyra e funksionimit të saj, sidomos në situata me tensione të larta politike, është patjetër në interes të publikut që të bëhet publike.

Duhet të theksohet fakti që media nuk ka publikuar mesazh të natyrës private, si komunikim me familjarët apo edhe me kolegët nga partia për ndonjë çështje me karakter privat. SMS-ja ka të bëjë me funksionin e tij dhe të partisë së tij, si dhe me sjelljen e tyre në momente kyçe për funksionimin politik të shtetit tonë.

2. Sa është i njohur personi – Naim Bardiqi është figurë politike, ish-shërbyes civil, tash i zgjedhur nga populli. Rrjedhimisht, ai i nënshtrohet një niveli më të lartë monitorimi nga ana e mediave dhe shoqërisë civile. Prandaj, ai duhet ta dijë që veprimet e tij monitorohen dhe duhet të tregojë tolerancë ndaj kritikës dhe ekspozimit, edhe kur nuk pajtohet.

3. Pritjet për privatësi – Të gjithë deputetët e dinë që në ambientet ku veprojnë ka kamera dhe gazetarë. Ata e dinë gjithashtu nga e kaluara që gazetarët ekspozojnë komunikime me interes publik. Prandaj, asnjë deputet nuk duhet të ketë pritje të larta për privatësi në këtë kontekst. Megjithatë, deputetët me të drejtë duhet të kenë pritje që komunikimet tërësisht private, edhe nëse incizohen, nuk guxojnë të publikohen.

4. Sjellja e personit në fjalë – Deputeti ka hyrë në domenin publik me vetëdëshirë, qëllimisht, dhe rrjedhimisht është pajtuar me ekspozimin e veprimeve të tij.

5. Forma e publikimit dhe rrethanat – Publikimi i mesazhit nuk është bërë në formë sensacionale, por në mënyrë informuese dhe faktike. Sigurisht që më pas është komentuar dhe kjo është pjesë e historisë politike. Po ashtu, duhet përmendur fakti që gazetarët nuk kanë përdorur kamera të fshehta apo forma joligjore për fotografimin e këtij mesazhi.

6. Vërtetësia e informacionit – SMS-ja është e vërtetë. Fotografia është autentike dhe reflekton një ngjarje reale.

Në bazë të kësaj analize, e them me bindje të plotë që mediat nuk ia kanë shkelur privatësinë deputetit Bardiqi dhe se publikimi i SMS-së ka qenë në interes të publikut.

Prandaj, çdo ankesë në KPM apo në gjykata duhet të rezultojë e pasuksesshme.

Gazetarë, vazhdoni të na informoni

Referenca në GjEDNj: Von Hannover k. Gjermanisë (Nr.1), 59320/00, 2004″, th ajo.

flutra kusari

Më shumë nga Lajme

  • 19:27Deri në orën 18:00 u regjistruan 15 zjarre në Maqedoni, gjashtë ende janë aktive
  • 19:15Sveçla: Përgjegjësia për sigurinë në Urën e Mitrovicës do t’i kalojë gradualisht Policisë së Kosovës
  • 19:13Trumpi kusht të ri Iranit: Duhet të kompensojë dëmet për të vrarët dhe të plagosurit
  • 18:58Lushtaku: Kurti nuk po tregon gatishmëri për kompromis, rrezikohen zgjedhjet e reja
  • 18:55Rrahje në mes disa personave në Viti, PAMJE