Në Komitetin për Punë të Jashtme të Senatit Amerikan po mbahet një seancë dëgjimore me temën “Një rrugë drejt stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”.
Gjatë diskutimit aty u përmend edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili u përshkrua nga të pranishmit si person “pengues” (obstruksionist), që qëllimshëm bllokon proceset.
Kryesuesi Keith Self, duke iu drejtuar pjesëmarrësve në këtë dëshmi Max Primorac, Luke Coffey dhe Edward P. Joseph , ndër të tjera i ka pyetur nëse Albin Kurti është obstruksionist.
