Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Joseph: Anëtarësimi i Kosovës dhe Serbisë në NATO do të ishte goditje strategjike për Moskën, Trump mund të arrijë fitore historike

GD
Gazeta Demos14 tetor 2025 në 13:15
Joseph: Anëtarësimi i Kosovës dhe Serbisë në NATO do të ishte goditje strategjike për Moskën, Trump mund të arrijë fitore historike

Profesori amerikan i Universitetit John Hopkins, Edward P. Joseph, tha se SHBA me “Model të Kosovës” për Donbasin dhe anëtarësimin e Serbisë e Kosovës në NATO, Trump mund të arrijë një fitore historike që ndryshon ekuilibrat gjeopolitik, duke dobësuar Rusinë, forcuar NATO-n dhe përmbyllur konfliktet e pazgjidhura të pasluftës në Evropë .

Joseph, në një shkrim me titull “Një Përparim Ballkanik për Ukrainën: Anëtarësoni Serbinë në NATO dhe Zbatoni Modelin e Kosovës në Donbas”, thotë se me qëndrimet e tij të luhatshme ndaj Ukrainës, Presidenti Trump duket i gatshëm të tërhiqet nga përpjekja për ta ndalur luftën e Rusisë.

“Por ai nuk duhet ta bëjë këtë. Lufta brutale e Rusisë do të vazhdojë, edhe me rritjen e mbështetjes amerikane për Ukrainën. Në vend të kësaj, Trump mund të ndihmojë në arritjen e armëpushimit të shumëkërkuar duke e zhvendosur vëmendjen nga fronti ukrainas në Ballkan – një rajon ku SHBA-ja dhe aleatët e saj kanë më shumë ndikim strategjik’, shkruan ai.

Ai flet për Modelin e Kosovës për Donbasin. “Në vend të kërkesave të paqarta për “shkëmbime territoriale”, SHBA mund të propozojë një marrëveshje të përkohshme për Donbasin, e modeluar sipas Rezolutës 1244 të KS të OKB-së – rezolutë që përcaktoi statusin e përkohshëm të Kosovës pas ndërhyrjes së NATO-s në vitin 1999.Ky model anashkalon njohjen e menjëhershme të sovranitetit, duke ia lënë vendimin popullit në një të ardhme të pacaktuar. Vendos një administratë të përkohshme ndërkombëtare (OKB apo OSBE) në territoret e diskutueshme. Lejon që Ukraina të ruajë pretendimin ligjor për Donbasin, ndërsa i ofron Rusisë një mënyrë “dinjitoze” për të pranuar armëpushimin. Si në Kosovë, edhe në Donbas do të ketë: Referendume të ardhshme për statusin final, rregullim të çështjeve të pronës, kthim të refugjatëve dhe largim të ndikimit rus”, shkruan ai.

Serbia në NATO – Goditje Strategjike për Moskën

“Një hap tjetër i fuqishëm do të ishte anëtarësimi i Serbisë dhe Kosovës në NATO. Serbia është aleat i ngushtë i Rusisë dhe kundërshtare e pavarësisë së Kosovës, e mbështetur nga Moska dhe Pekini në OKB. Nëse: SHBA i ofron Serbisë një marrëveshje të favorshme dhe ndihma ekonomike dhe ushtarake, Vuçiq arrin të arsyetojë politikisht përmbysjen historike përpara opinionit publik serb (ku Trump gëzon popullaritet të madh), atëherë anëtarësimi i Serbisë në NATO do të ishte një tronditje për Kremlinin. Kjo do të: Izolojë më tej Rusinë në Evropë, forcojë pozicionin e Perëndimit në Ballkan, largojë ndikimin rus dhe kinez nga Serbia, nxisë paqe të qëndrueshme mes Beogradit dhe Prishtinës. Marrëveshje Historike në Shtëpinë e Bardhë, Trump mund të thërrasë udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë në Uashington për të nënshkruar: Një marrëveshje për paqe dhe njohje të ndërsjellë (pa e quajtur formalisht njohje). Angazhim për anëtarësim të përbashkët në NATO (me kushte reformash). Zbatimin e Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë. Kjo do t’i jepte Trump-it një fitore të jashtëzakonshme diplomatike që s’kanë arritur ta realizojnë presidentët amerikanë prej Bill Clintonit e këtej”, tha ai.

Më shumë nga Lajme

  • 11:07Arrijnë në Prishtinë veturat e reja të Policisë së Kosovës
  • 11:01Tentoi të largohej në Serbi, arrestohet Egzon Reshani - kërkohej për tentim vrasje e fajde
  • 10:53Të shtëna me armë në Pejë, arrestohet një person
  • 10:41Ekstradohet nga Zvicra në Kosovë i kërkuari nga INTERPOL-i për vjedhje të rëndë
  • 10:40KPK hap konkurs për prokurorë të rinj, 10 vende rezervohen për komunitetin serb