Garës për të parit të Deçanit iu shtua edhe Jetmir Prekalla nga PDK, shkruan GazetaDemos.
Prekalla tregoi se vizionin e tij për Deçanin e ka ndërtuar mbi pesë shtylla.
I plotë:
Të nderuar qytetarë të Deçanit,
Me përgjegjësi të lartë dhe përkushtim të sinqertë, sot para jush prezantoj kandidaturën time për Kryetar të Komunës së Deçanit nga radhet e Partisë Demokratike të Kosovës “PDK”. Ky hap është një mision i përbashkët për të sjellë ndryshimin e nevojshëm, zhvillimin e qëndrueshëm dhe mirëqenien e secilit qytetar të komunës sonë.
Vizionin tim për Deçanin e kam ndërtuar mbi pesë shtylla kryesore:
1. Zhvillim ekonomik dhe infrastrukturor – hapje të vendeve të reja të punës duke vënë prioritet fuqizimin e vajzave dhe grave në biznes – duke mbështetur bizneset vendore, agrobiznesin dhe turizmin, si sektorët me potencial më të madh.
2. Shërbimet komunale dhe administratë efikase – duke ofruar shërbime komunale efikase dhe transparente, administratë cilësore në funksion të qytetarit– shërbime komunale përmes digjitalizimit të shërbimeve (Smart City) dhe qeverisjes me integritet.
3. Arsimi/Rinia/ Kultura- Investim në arsimin, në rininë dhe kulturën – duke i dhënë rinisë hapësira për zhvillim profesional, sportiv dhe kreativ, që ata të mos shohin të ardhmen jashtë vendlindjes, por këtu në Deçan.