Drejtori i Arsimit në Fushë Kosovë, Sabri Xhigoli, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, pas situatës së krijuar në gjimnazin “Hivzi Sylejmani”, lidhur me mungesën e një pjese të stafit në ceremoninë komunale për nder të 28 Nëntorit.
Xhigoli ka vendosur të largohet nga detyra pasi nuk është pajtuar me kërkesat e kryetarit të Fushë Kosovës, Valon Prebeza, për ndërmarrjen e masave ndëshkuese ndaj drejtorit të shkollës dhe personelit që nuk mori pjesë në aktivitet.

