Deputetja e LDK Jehona Lushaku Sadriu ka reaguar në prag të seancës së Kuvendit të Kosovës, ku nesër pritet të votohet për dy gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese.
Ajo ka theksuar se ky votim nuk është i zakonshëm, por vendimtar për, siç u shpreh, mbrojtjen e shtetit, Kushtetutës dhe pavarësisë së drejtësisë. Sipas saj, procesi duhet të jetë i pastër dhe i lirë nga ndikimet politike apo lidhjet partiake të kandidatëve.
Lushaku Sadriu paralajmëroi se çdo tentim për ndikim politik në përbërjen e Gjykatës Kushtetuese do të cenonte pavarësinë e institucioneve dhe vetë funksionimin e shtetit.
