Për shtatë ditë, Kosova u trondit nga tri raste të vrasjes, ku pesë persona humbën jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri.
Rasi i parë ndodhi mëngjesin e 16 marsit në Gjakovë.
38-vjeçari, Rasim Binakaj, xhaxhai i ish-finalistes së BBVK 4, Elijonës, dyshohet se u vra nga ish-miku i tij, Nexhdet Zymberaj.
Autoritetet e sigurisë u aktivizuan menjëherë për kapjen e dorasit, i cili dyshohet se plagosi edhe një 29-vjeçar, megjithatë, Zymberaj u vetëdorëzua tek pasditen e së hënës.
Kurse, vrasja e dytë në Kosovë ndodhi pas pak ditësh.
Në Bokshiq të Klinës, dyshohet se vëllai vrau vëllanë, dhe motivi raportohet të kenë qenë konflikte pronësore.
I vdekur mbeti Faruk Jusufi, ndërsa tashmë Gjykata ia ka caktuar 30 ditë paraburgim të vëllait të të ndjerit, Jetmir Jusufit.
Lidhur me rastin, dyshohet se gjithçka mes tyre nisi sot në oborrin e shtëpisë, ku mes vëllezërve kishte pasur fjalosje, teksa viktima ka qenë duke punuar.
