Ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, ka folur për dëshminë tre ditore në Hagë në mbrojtje të ish-presidentit Hashim Thaçi, me ç’rast ka thënë se nuk e ka shkëmbyer asnjë fjalë në gjykatore me Thaçin, edhe pse siç tha e kishte në mendje gjatë dëshmisë së tij.
Ai ka thënë se shpreson ta sheh së shpejti dhe t’i shtrëngojnë duart me Thaçin.
“Nuk e kam takuar ish-presidentin Thaçi që prej 5 viteve. E kam parë në gjykatore dhe ishte plot dinjitet dhe s’kemi shkëmbyer asnjë fjalë dhe as nuk e kemi shikuar njëri-tjetrin, por e kisha në mendje gjatë gjithë kohës së dhënies së dëshmisë sime. Vërtetë shpresoj ta shoh së shpejti pasi të lirohet nga burgu, shpresoj që të jemi në gjendje t’ia shtrëngojmë dorën njëri-tjetrit dhe do të më vije shumë mirë që më është dhënë mundësia të ndihmoja në këtë kapitull të tmerrshëm në historinë politike të Kosovës”.
