Ish-ndihmëssekretari i Departamentit amerikan të Shtetit, James Rubin, përgjatë dëshmisë së tij në Gjykatën Speciale në rastin e ish-krerëve të UÇK’së, ka folur për angazhimin e tij në pjesën e Ballkanit përgjatë të 90’ave.
Rubin ka thënë se ka vizituar Bosnjën dhe Kroacinë dhe se para konflikteve ka zhvilluar takime edhe me akterë politikë nga Kosova. Nga ta, kishte takuar edhe ish-presidentin Ibrahim Rugova.
Ai ka thënë se ishte i vetëdijshëm që konflikti mund të zgjerohej edhe më tutje, andaj kishte vizituar Prishtinën 2-3 herë.
Pjesë nga dëshmia:
Misetiq : Më 8 shtator 2025, mbrojtja e Thaçit ka dërguar përmes emailit një përmbledhje të propozuar për këtë dëshmitar dhe tani ky dokument i është dorëzuar të gjithë palëve pjesëmarrëse. Në këtë kuadër z. Rubin, ka pasur takime të shumta me Hashim Thaçin dhe anëtarë të tjerë të UÇK-së. Kjo lejoi z. Rubin që z. Thaçi ishte i shqetësuar që të mos kishte autoritetin për nënshkrimin e Marrëveshjes së Rambujesë pa miratimin e anës ushtarake. Gjatë negociatave që çuan në transformimin e UÇK, z. Rubin vërejti se roli i z. Thaçi ishte i kufizuar. Z. Thaçi i ka shprehur atij personalisht që prej fillimi që të siguronte një Kosovë demokratike, të lirë dhe ndëretnike. Z. Rubin ju thoni në deklaratën e dëshmitarit se ju keni punuar senatorin amerikan Joe Biden deri 1993-ën.
Rubin : Po.
