Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Jam shqiptar, kam tapinë e tokës sime”, flet personi që u rrah brutalisht gjatë protestës në Zvërnec

GD
Gazeta Demos1 qershor 2026 në 22:06
“Jam shqiptar, kam tapinë e tokës sime”, flet personi që u rrah brutalisht gjatë protestës në Zvërnec

Eduart Subashi, që u rrah brutalisht nga rojet private gjatë protestës në Zvërnec, u shpreh se si qytetar i Vlorës kishte dalë për të kërkuar të drejtën e tij, për një pronë që tha se e zotëron me dokumenta.

Subashi u shpreh se gardhi i vendosur i përngjan situatës në Palestinë, duke shtuar se si qytetar shqiptar dhe grek i është bllokuar edhe rruga e fshatit ku ai jeton.

Subashi shtoi se si ai janë edhe rreth 300 qytetarë të tjerë, të cilët nuk janë informuar për projektin në Zvërnec.

Advertisement “Isha thjesht duke pyetur pse ishte vënë ai gardh atje dhe pse është mbyllur rruga e fshatit ku ne vijmë. Unë jam banor i Zvërnecit. Unë jam qytetar shqiptar dhe grek. Aty nuk kam ardhur i dërguar nga dikush. Kam ardhur sepse kam tapinë e tokës sime që në 1991. Po jam përfitues me 5701, një tokë e stërgjyshit tim. Kur u vu ai gardhi i Palestinës? Sepse atë më kujton kur shoh gjëra në TV. Nuk jemi informuar nga askush për projektin. Kur u vu gardhi rrethues, e mora vesh. Të gjithë banorët kanë pronësinë e tyre, me dokumenta. Unë di që kam tokën time atje, të gjithë bashkëfshatarët e mi kanë toka atje. Mund të jenë rreth 300 banorë të tjerë. Nuk ka zgjidhje askund. Kudo që përplasemi, thonë nuk ka dalë ligji, e kemi tokën në përdorim. Nuk na japin dokumente në Zvërnec, nuk del nga asnjë zyrë. Pasi më qëlluan, atëherë policia u fut dhe më tërhoqi pas”, u shpreh Eduart Subashi, shkruan TCH

shqiperi

Më shumë nga Lajme

  • 12:56Tentoi t’i vriste tre persona në Pejë, Prokuroria ngre aktakuzë ndaj një personi
  • 12:46Haradinaj: Kurtit s’i prishet relaksi sepse nuk rrëzohet me këtë opozitë të mjerë, qyqare
  • 12:42Ramadani: Thirrja e SHBA-së dhe BE-së duhet të jetë vetëdijësuese për partinë që bllokoi Kuvendin
  • 12:41Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për falsifikim dokumentesh dhe mashtrim
  • 12:22I kërkuar nga Interpoli për rrëmbim fëmije, i dyshuari ekstradohet nga Kosova për në Spanjë