Platforma e njohur ndërkombëtare meteorologjike parashikon reshje të përziera shiu dhe bore të mërkurën, më 4 nëntor, ndërsa temperaturat minimale pritet të zbresin nën zero.
Temperaturat pritet të pësojnë rënie të ndjeshme në fillim të nëntorit, ndërsa një parashikim i platformës ndërkombëtare Weather Underground sinjalizon mundësinë e reshjeve të përziera me borë.
Java e ardhshme pritet të karakterizohet nga reshje atmosferike dhe ulje e temperaturave, sipas parashikimit dhjetëditor të publikuar nga platforma e njohur meteorologjike amerikane Weather Underground.
Sipas grafikut, të hënën, më 2 nëntor, priten reshje shiu, me temperaturat që do të lëvizin ndërmjet 4 dhe 11 gradë Celsius. Sasia e reshjeve parashikohet të arrijë në rreth 5.8 milimetra.
Reshjet e shiut pritet të vazhdojnë edhe të martën, më 3 nëntor, kur temperaturat do të zbresin deri në 1 gradë Celsius.



