Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku sot do të mbaj tubime elektorale në Obiliq, Fushë Kosovë dhe Prishtinë Dega 2, transmeton DEMOS.
”Ejani sot të gjithë: qytetarë, familjarë, miq, aktivistë! Dëgjoni vizionin dhe programin e LDK-së. Jepni mbështetjen tuaj për një të ardhme më të mirë.”, thuhet në njoftim.
NJOFTIMI I PLOTË:
Shihemi sot në Obiliq – Fushë Kosovë – Prishtinë Dega 2! ✌️
Sot, kryetari i LDK-së dhe kandidati ynë për kryeministër, dr. Lumir Abdixhiku, vjen për t’ju folur drejtpërdrejt për vizionin e tij për një Kosovë më të fortë, më të drejtë dhe plot shpresë.
