Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ja se çka e “pushtoi” mbrëmë qiellin e Kosovës

GD
Gazeta Demos16 qershor 2025 në 21:25
Ja se çka e “pushtoi” mbrëmë qiellin e Kosovës

Qielli i Kosovës është ndriçuar mbrëmjen e sotme nga një varg dritash të çuditshme që kanë tërhequr vëmendjen e qytetarëve në disa pjesë të vendit.

Pamjet, të cilat janë shpërndarë me shpejtësi në rrjete sociale, tregojnë një seri dritash të ndritshme që lëvizin në formacion të rregullt, duke krijuar një spektakël të pazakontë në qielli, gjatë natës.

Siç duket bëhet fjalë për satelitët Starlink, pjesë e projektit global të kompanisë SpaceX, që synon të sigurojë internet me shpejtësi të lartë në çdo cep të globit.

Satelitët shpesh kalojnë në formacione të tilla gjatë orbitimit të tyre, duke krijuar skena që për disa mund të duken misterioze, por që tashmë janë bërë të zakonshme në shumë vende të botës.

Ky fenomen edhe më herët është parë në disa qytete të Kosovës, ku qytetarët kanë ndarë video dhe fotografi të kalimit të satelitëve.

VIDEO :

Projekti Starlink, i drejtuar nga miliarderi Elon Musk, ka hedhur në orbitë mijëra satelitë deri më tani, me qëllim që të zgjerojë mbulimin global të internetit, sidomos në zonat e largëta dhe rurale.

Autoritetet meteorologjike dhe astronomët lokalë kanë sqaruar se fenomeni nuk paraqet asnjë rrezik dhe është thjesht pjesë e një zhvillimi të ri teknologjik që tashmë po bëhet pjesë e përditshmërisë sonë.

qiell

Më shumë nga Lajme

  • 17:15Dënimi i Thaçit dhe të tjerëve, Vlora Çitaku i kërkon Hagës që ta publikojë aktgjykimin e plotë e pa asnjë redaktim
  • 17:06Veteranët pritet të protestojnë sërish javën e ardhshme, insistojnë në shkarkimin e Gërvallës
  • 16:32Rama niset drejt SHBA-së, do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së
  • 16:25Këta raportohet se janë tre veprimtarët e njohur të identifikuar pas zhvarrosjeve në Mitrovicë
  • 16:10Hamza viziton familjet Thaçi, Veseli dhe Krasniqi: Nuk jeni vetëm, do të angazhohemi deri në kthimin në atdhe të luftëtarit të fundit të lirisë