Në terren dolën paraditen e së mërkurës.
Por, shkyçja e një konsumatorit për shkak të borxhit, gati se u kushtoi me jetë tre punëtorëve të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Mitrovica”.
E gjithë ngjarja ndodhi këtu në fshatin Pantinë të Vushtrrisë.Ndërsa detaje për rastin, kanë dhënë nga KRU “Mitrovica”.
Këta të fundit thonë se 41 vjeçari pas shkyçjes ua preu rrugën ekipit të tyre.
“Stafi jonë e ka kryer detyrën e vet kanë vazhduar se kanë pasur edhe dy tre vizita të tjera në fshat. Në rrugë e sipër pra gjatë kthimit për në zyrë i njëjtit ju ka dal në rrugë, ju ka blloku rrugën me automjetin e tyre e ka nxjerrë revolen e ka kërcënuar stafin duke ja drejtuar revolen në ballë stafit tonë, por fatmirësisht nuk ka ardh deri te më e keqja. E ka shkrepë revolen, por mbi kokën e stafit. Popullorqe i thojnë kësaj pune, për ne ky është i vdekur. Stafi jonë është i vrarë pse Zoti nuk ka dasht në këto momente me i marrë është muhabet tjetër” u shpreh Bashkim Kurti, drejtor i KRU “Mitrovica”, raporton TEVE1.
Shqetësimi që ua solli ky rast punëtorëve, bëri që një ditë më pas të mos dalin në punë.
