Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Iu përkeqësua gjendja”, detaje të reja nga vdekja e 12-vjeçares në Prizren

GD
Gazeta Demos19 dhjetor 2025 në 13:53
“Iu përkeqësua gjendja”, detaje të reja nga vdekja e 12-vjeçares në Prizren

Rreth vdekjes së 12-vjeçares L.Shala, në Pediatrinë e Prizrenit, janë deklaruar nga spitali i qytetit.

Shefajet Berisha nga Spitali i Prizrenit, thotë se viktima ishte pranuar më 17 dhjetor rreth orës 23:45 në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa”, ndërsa sipas tij, gjendja e saj u përkeqësua të nesërmen rreth orës 14:55.

Berisha shtoi se mjeku pediatër ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme, duke thirrur në konsultë edhe mjekun kirurg dhe anesteziologun, megjithatë avarësisht përpjekjeve dhe ndërhyrjeve të kryera, pacientja ka vdekur në orën 15:55.

“Më datën 18.12.2025, rreth orë 15:55 minuta, në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, në repartin e Pediatrisë, ka ndërruar jetë një paciente e gjinisë femërore, e moshës 12 vjeçare. Pacientja është pranuar në Spitalin e Përgjithshëm Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, në repartin e Pediatrisë, më datën 17.12.2025, në orën 23:45. Ajo është trajtuar nga mjeku pediatër, duke iu nënshtruar trajtimit të plotë klinik dhe laboratorik, në përputhje me protokollet mjekësore. Në trajtimin mjekësor janë ftuar për konsulltime edhe specialistë të fushave të tjera mjekësore”, raporton Klankosova.

“Më datën 18.12.2025, rreth orës 14:55, gjendja shëndetësore e pacientes është përkeqësuar. Mjeku pediatër ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme, duke thirrur në konsultë edhe mjekun kirurg dhe anesteziologun. Pavarësisht përpjekjeve dhe ndërhyrjeve të kryera, fatkeqësisht pacientja ka ndërruar jetë në orën 15:55. Pas konstatimit të vdekjes, fillimisht është njoftuar familja dhe më pas rasti është raportuar në Policinë e Shtetit, në përputhje me procedurat ligjore në fuqi, duke ofruar bashkëpunim të plotë për zbardhjen e rrethanave të rastit. Rreth orës 19:10, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, tha Berisha.

Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe ndau dhimbjen për humbjen e jetës së pacientes.

Ndërkohë, e mitura do të varroset nesër në varrezat e reja në Mushtisht.

Prizren

Më shumë nga Lajme

  • 23:51Nasim Haradinaj reagon ndaj lajmit maqedonas për deklaratat e tij: Me këtë ndihmën e tyre, po na bëhet më e lehtë të kuptojmë kush kujt po i bën shërbim
  • 23:27Policia arreston në Ferizaj një person të kërkuar nga INTERPOL-i
  • 23:26Po digjen malet e Prishtinës, ky është apeli i Komunës
  • 22:57​“Mbrojtja e konsumatorit”, MINTI: Mbi tre mijë inspektime dhe 600 mijë euro gjoba për gjashtë muaj
  • 22:56Behrami akuzon VV-në për vonesat në Kuvend: Herën e fundit e konstituuan me urgjencë bashkë me Listën Serbe