Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Iu bashkua Vjosa Osmanit, Kodra jep dorëheqje nga Shoqata për të Drejtat e Pacientëve

GD
Gazeta Demos10 maj 2026 në 15:28
Iu bashkua Vjosa Osmanit, Kodra jep dorëheqje nga Shoqata për të Drejtat e Pacientëve

Pas më shumë se 13 vitesh angazhim në mbrojtjen e të drejtave të pacientëve, Besim Kodra ka njoftuar dorëheqjen nga pozita e tij në Shoqatën për të Drejtat e Pacientëve në Kosovë, duke përmbyllur një periudhë të gjatë pune në këtë organizatë.

Në një njoftim publik, Kodra ka theksuar se ky vendim vjen pas një rruge të gjatë plot sfida dhe përkushtim ndaj pacientëve dhe qytetarëve, duke shtuar se angazhimi i tij ka qenë gjithmonë i udhëhequr nga synimi për të sjellë ndryshim dhe për të ofruar mbështetje për ata që kanë pasur nevojë.

“Ka qenë një rrugëtim që më ka mësuar shumë dhe më ka afruar me njerëz që kanë pasur nevojë për mbështetje. Ndryshimi vjen vetëm kur angazhohesh me sinqeritet,” ka shkruar ai.

Kodra ka bërë të ditur se po nis një rrugë të re me të njëjtin qëllim, duke u fokusuar në përfaqësimin e qytetarëve në vendimmarrje dhe në avancimin e kauzave publike.

Ky zhvillim vjen pas përfshirjes së tij në një nismë të re politike përkrah ish-presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila e ka vlerësuar kontributin e tij shumëvjeçar në fushën e shëndetësisë dhe të drejtave të pacientëve, duke e cilësuar si një zë të rëndësishëm në këtë fushë.

Më shumë nga Lajme

  • 11:10I mbështjellur në pakon e qumështit, SHKK parandalon futjen e një pakoje me narkotikë në Burgun e Dubravës
  • 11:08Ekstradohet nga Gjermania në Kosovë i kërkuari nga INTERPOL-i për narkotikë
  • 11:06Ndahet nga jeta polici Afrim Syla, Sindikata shpreh ngushëllime
  • 10:46Hoxhaj uron 27-vjetorin e PDK-së: UÇK-ja solli çlirimin, PDK-ja i priu shtetformimit
  • 10:45Ish-presidentja Jahjaga reagon për rastin në Gjilan, ka disa fjalë për institucionet