Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Isufaj priti delegacionin francez, fokus në luftën kundër krimit dhe korrupsionit

GD
Gazeta Demos3 qershor 2026 në 20:23
Isufaj priti delegacionin francez, fokus në luftën kundër krimit dhe korrupsionit

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, ka pritur në takim një delegacion nga Franca, të udhëhequr nga prokurori francez Cyril Lacombe.

Në këtë takim u diskutua për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe intensifikimin e përpjekjeve në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Gjatë takimit u diskutua për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe përpjekjet e vazhdueshme në luftimin e krimit dhe korrupsionit. Po ashtu, u vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Francës në fushën e drejtësisë”, thuhet në njoftim.

Përfaqësuesit e delegacionit francez kanë shprehur mbështetjen e tyre për Prokurorinë Speciale të Kosovës në përmbushjen e mandatit të saj, duke theksuar rëndësinë e sundimit të ligjit.

“Përfaqësuesit e delegacionit francez shprehën mbështetjen e plotë për Prokurorinë Speciale në përmbushjen e mandatit të saj, duke theksuar rëndësinë e forcimit të sundimit të ligjit”, thuhet më tej.

Ndërkohë, Kryeprokurori Blerim Isufaj ka falënderuar palën franceze për mbështetjen e vazhdueshme, duke theksuar rëndësinë e partneriteteve ndërkombëtare në forcimin e institucioneve të drejtësisë në Kosovë.

“Partneriteti ndërkombëtar mbetet i rëndësishëm për avancimin e kapaciteteve institucionale”, ka thënë Isufaj, sipas njoftimit.

Blerim Isufaj

Më shumë nga Lajme

  • 12:09Varreza masive në veri: Pas 27 vjetësh, identifikohet Idriz Rrecaj nga Llausha
  • 11:54Kapet në Morinë 34-vjeçari nga Ferizaj, kërkohej nga autoritetet gjermane për trafik droge
  • 11:41Tahiri për protestat në Prishtinë: “Çdo ditë po bëhemi më shumë”
  • 11:24Gjenerali që shërbeu në Kosovë zgjidhet drejtues i Komitetit Ushtarak të NATO-s
  • 11:16Kraki: Boll më me ndasitë, e kemi një UÇK dhe një qëllim