Kryeprokurori i Prtokurorisë Speciale të Koasovës, Blerim Isufaj ka qëndruar sot për vzitë në fshatin Kalludër të Zubin Potokut ku po vazhdon gërmimi në varrin masiv, në të cilin janë gjetur mbetje mortore që dyshohet se iu përkasin 23 intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës, raporton Ekonomia Online.
Isufaj, nga atje ka deklaruar se procesi i gërmimeve mund të zgjasë dhe se nuk mund të thotë asgjë rreth asaj se kur mund të përfundojë.
“Nga mbetjet mortore deri tash është vërtetuar se janë me origjinë njerëzore. Ky proces mund të zgjasë, nuk mund të themi se kur mund të përfundojë. Ajo që ka shumë rëndësi është se identifikimi merr kohë edhe kërkon standard për të marrë dhe për të identifikuar, pastaj përmes ADN-së secilin trup. Mirëpo, këto mbetje nuk është se mund të tërhjeken aq lehtë sepse duhet paraprakisht të konstruktohet trupi i njeriut, e pastaj ato duhet të dërgohen në Mjekësinë Ligjore dhe pastaj të vazhdohet me procedura të tjera”, ka thënë ai.
