Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ishte dënuar me 5 vjet burg, si e liroi në mars gjykata të dyshuarin për vrasjen e dyfishtë në Shkodër

GD
Gazeta Demos8 shtator 2025 në 14:53
Ishte dënuar me 5 vjet burg, si e liroi në mars gjykata të dyshuarin për vrasjen e dyfishtë në Shkodër

Ragip Gila dyshohet të jetë autori i atentatit në Shkodër, me dy viktima dhe dy të plagosur.

A2CNN ka publikuar një vendim të gjykatës së Shkodrës, ku rezulton se Gila ka qenë i dënuar me 5 vjet burg për prodhim dhe shitje të narkotikëve, por i është ulur në 3 vjet e 4 muaj burg dhe më 4 mars të këtij viti gjykata e Shkodrës ka pezulluar ekzekutimin e dënimit me burg duke e liruar me kusht, që për 5 vite të mos bëjë asnjë vepër penale dhe me shërbim prove.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në Shkodër, kur autori i dyshuar pasi ka ndjekur viktimat brenda lokalit, ka qëlluar ndaj tyre. Ai ka dalë jashtë nga një derë dytësore dhe ka ecur në këmbë me armë në dorë për afro 300 metra nga lokali në pjesën e rrugës Don Bosko deri në Perash.

Aty ka grabitur një automjet duke i vënë armën në kokë drejtuesit të makinës. Me makinën e grabitur dhe skafandë në kokë brenda automjetit, ka tentuar që të largohet derisa ka bërë një aksident në zonën e Sarreqit dhe më pas policia i është vënë në ndjekie duke e arrestuar poshtë shinave të trenit në shtratin e lumit Kir.

Për momentin mbeten ende të paqarta rrethanat e kësaj ngjarje që përveç viktimave ka rrezikuar jetën edhe të shumë personave të tjerë që ndodheshin në lokal. Gjithashtu ende nuk dihet se kush nga tre personat që ishin bashke mund të ketë qenë shënjestra e vërtetë e këtij atentati.

AtentatRagip GilaShkodër

Më shumë nga Lajme

  • 00:37Kriza institucionale, Hamza nuk përjashton protestat
  • 23:43Takimet me Kurtin, Haziri: Sa herë që ftohemi, do të takohemi
  • 23:40Haziri për mbylljen e derës së sallës së Kuvendit: Ky veprim është frikë
  • 23:33Haziri: LDK kërkoi seancë sonte deri në mesnatë për të ruajtur afatet kushtetuese
  • 23:20Nrecaj: Nëse nuk ka konstituim të Kuvendit deri në mesnatë, vendi mund të hyjë në krizë të paprecedentë