Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ishte dënuar mbi 100 herë për kundërvajtje në trafik, kërkohet burgim për të akuzuarin për aksidentin me fatalitet në Prishtinë

GD
Gazeta Demos4 shtator 2026 në 12:57
Ishte dënuar mbi 100 herë për kundërvajtje në trafik, kërkohet burgim për të akuzuarin për aksidentin me fatalitet në Prishtinë

Në seancën e së premtes në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në rastin ku Vullnet Gashi akuzohet për aksidentin me fatalitet të ndodhur në vitin 2023 në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë, palët kanë dhënë fjalët përfundimtare.

Prokurori i rastit, Ardian Mehmeti, tha se pas administrimit të provave është vërtetuar përtej dyshimit të bazuar se i akuzuari ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet.

Sipas prokurorit, përmes provave materiale dhe personale është vërtetuar gjendja faktike, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Mehmeti kërkoi që gjatë caktimit të dënimit të merret parasysh shkalla e dëmit të shkaktuar, përkatësisht vdekja e viktimës, si dhe sjellja e përsëritur e të akuzuarit në kundërvajtjet në trafik.

Ai tha se Gashi, deri në kohën e aksidentit, ishte dënuar 117 herë për kundërvajtje në trafik, duke shtuar se kjo tregon se ai në vazhdimësi nuk i ka respektuar rregullat e komunikacionit. Po ashtu, sipas prokurorit, në ditën e aksidentit i akuzuari ishte pa patentë shoferi.

Andaj, prokurori kërkoi që Gashi të shpallet fajtor dhe të dënohet me burgim efektiv.

Edhe përfaqësuesi i palës së dëmtuar V.B., avokati Emrush Kastrati, tha se nga provat e administruara është vërtetuar plotësisht gjendja faktike dhe se i akuzuari ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet. Ai kërkoi që Gashi të shpallet fajtor dhe të dënohet me burgim efektiv.

Në anën tjetër, mbrojtësi i të akuzuarit, avokati Driton Muharremi, tha se gjatë shqyrtimit gjyqësor nuk është vërtetuar se klienti i tij ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet.

Sipas Muharremit, provat materiale dhe personale nuk e dëshmojnë kryerjen e veprës penale, andaj kërkoi që Gashi të shpallet i pafajshëm dhe ndaj tij të nxirret aktgjykim lirues.

Pas dhënies së fjalëve përfundimtare, gjyqtari i rastit, Driton Berisha, e shpalli të përfunduar shqyrtimin gjyqësor, ndërsa shpalljen e aktgjykimit e caktoi për një datë tjetër.

Ndryshe, ky rast ishte në gjykim tek gjyqtarja Naime Krasniqi-Jashanica, por për shkak të degradimit të saj nga Departamenti i Përgjithshëm në Departamentin për Kundërvajtje, rasti kaloi tek gjyqtari Driton Berisha.

Në seancën fillestare më 18 tetor 2024, i akuzuari u deklarua i pafajshëm për veprën penale që i vihet në barrë.

Sipas aktakuzës së ngritur më 27 shkurt 2024 nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, i akuzuari Vullnet Gashi më 2 dhjetor 2023 në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë, derisa ishte duke drejtuar veturën pa patentë shofer, në shiritin e djathtë të dedikuar vetëm për lëvizjen e autobusëve dhe taksive, nga pakujdesia ka vepruar në kundërshtim me Ligjin për Rregullat e Trafikut Rrugor, ashtu që duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes, kushteve të rrugës, gjendjes dhe llojit rrugës në mënyrë që të ndalë mjetin para çdo pengese që mund të paraqitet, ka rrezikuar trafikun publik dhe ka vënë në rrezik jetën e njerëzve.

Gjithnjë sipas aktakuzës, derisa tani i ndjeri F.B., ishte duke kaluar rrugën, në kundërshtim me Ligjin për Rregullat e Trafikut Rrugor, jashtë vendkalimit të këmbësorëve, nga ana e majtë në të djathtë (drejtimi i lëvizjes së automjetit), në ato momente në shiritin e mesëm të trafikut ishte duke lëvizur një kamion dhe me të arritur pranë “Euro Roleta”, i pandehuri me pjesën e parë ballore e godet tani të ndjerin, i cili si pasojë e lëndimeve të marra, kishte ndërruar jetë.

Aktakuza thotë se Raporti i Autopsisë i datës 12 dhjetor 2023, tregon se vdekja e tani të ndjerit F.B., është e dhunshme dhe ka ardhur si pasojë e traumës së shumëfishtë, ku tregohen edhe lëndimet trupore që kishte marrë tani i ndjeri si pasojë e aksidentit.

Me këtë, i pandehuri Vullnet Gashi po akuzohet se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” nga neni 370, paragrafi 9 lidhur me paragrafin 6 dhe paragrafin 1 të Kodit Penal.

trafikburgimprishtinë

Të ngjashme

Vdes 29-vjeçari pasi rrëzohet nga motori në Prishtinë

Vdes 29-vjeçari pasi rrëzohet nga motori në Prishtinë

22:36

Më shumë nga Lajme

  • 12:58Akuzat për 53-milionëshin, Lekaj ndihet i pafajshëm: S’kam asgjë për të shtuar
  • 12:57Moment historik për QSU-në, kadeti nga Kosova nis studimet në SHBA me bursë
  • 12:55Ministri belg dënon nderimet për Mlladiqin: Është e turpshme dhe mungesë respekti për familjet e viktimave
  • 12:4017 aktakuza ndaj 22 personave brenda 24 orëve, ndalohen 9 të dyshuar
  • 12:40Vdekja e 27-vjeçarit te objekti në ndërtim, 30 ditë paraburgim për të dyshuarin