Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ishin kthyer nga mërgimi në vendlindje për të punuar, dalin detaje rreth viktimave të aksidentit në autostradën “Ibrahim Rugova”

GD
Gazeta Demos13 dhjetor 2025 në 10:00
Ishin kthyer nga mërgimi në vendlindje për të punuar, dalin detaje rreth viktimave të aksidentit në autostradën “Ibrahim Rugova”

Dy shtetase të Shqipërisë dje kanë humbur jetën tragjikisht si pasojë e një aksidenti të rëndë mes një makine dhe një kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”. Siç bëhet e ditur, viktimat e aksidentit janë Elizabeta Katija dhe Eorda Sinollari .

Për humbjen e tyre ka reaguar edhe Agjencia Kombëtare e Diasporës e Shqipërisë, ku bëjnë të ditur se viktimat ishin bashkëpunëtore të tyre, teksa të njëjtat ishin kthyer nga diaspora për të dhënë kontributin e tyre në vendlindje.

“Me pikëllim të thellë u njoftuam sot për ndarjen nga jeta të bashkëpunëtores dhe mikes së Agjencisë Kombëtare të Diasporës, Elisabeta Katiaj, Nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës, si dhe të Eorda Sinollari, konsulente biznesi pranë Dhomës, një nga shembujt më të mirë të studentëve shqiptarë që kthehen nga diaspora për të kontribuar në atdhe”, thuhet në reagim.

AKD shprehu ngushëllimet e tyre për familjarët e viktimave, teksa shprehën humbjen e komunitetit të tyre.

“Në këtë moment shumë të vështirë për familjet e tyre, Agjencia Kombëtare e Diasporës shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ta, për miqtë dhe bashkëpunëtorët e tyre.

Me humbjen e jetës së znj. Elizabeta Katiaj, ne humbëm një figurë të shquar të komunitetit, botës së biznesit shqiptar dhe atij në diasporë, një zonje me vlera, një intelektuale me shumë ide, që ndërtoi ura bashkëpunimi, fuqizoi sipërmarrëset gra dhe kontribuoi në forcimin e lidhjeve ekonomike mes shqiptarëve kudo në botë. Puna, integriteti dhe shpirtit i saj bashkues do të mbeten të pazëvendësueshme”, thuhet në njoftim.

Polici

Më shumë nga Lajme

  • 20:33“Edhe 30 ditë deri te verdikti”, Lushtaku: Ditë të mira po i vijnë Kosovës
  • 20:32Vakti i turshive, Vjosa Osmani shkon te Fahrija në Krushë
  • 20:3134 lokacione të reja me kamera në Prishtinë, së shpejti vendosen edhe radarët
  • 20:31Rama: Prishtina dhe Sarajeva riafirmojnë bashkëpunimin
  • 20:25Mbahet për herë të parë “Streetball” në Mitrovicë