Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ish-ushtari i tri luftërave kandidat i AAK-së për deputet, Haradinaj jep detaje

GD
Gazeta Demos30 nëntor 2025 në 19:37
Ish-ushtari i tri luftërave kandidat i AAK-së për deputet, Haradinaj jep detaje

Zyrtari i lartë i AAK-së, ish-deputeti Daut Haradinaj, ka prezantuar ish-bashkëluftëtarin e tij, Blerim Bajramaj – Leci, si kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës, në zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 28 dhjetor 2025.

Haradinaj ka thënë se Leci ka marrë pjesë në luftën e Kosovës, si edhe në Preshevë dhe në Iliridë në Maqedoni.

Njoftimi i plotë i Haradinajt:

Në garën e ardhshme nacionale po hyn edhe njëri ndër bashkëluftëtarët e mi, Blerim Bajramaj-Leci. Blerimi, që në ditët e para të luftës u plagos rëndë, por me moral të lartë, pavarësisht plagëve, ai qëndroi në vijat e frontit për 18 muaj në kuadër të Brigadës 131 “Jusuf Gërvalla”.

Çlirimi i Kosovës nuk ishte çlirim për tërë shqiptarët, dhe Blerimi ndër të parët ishte në Luginën e Preshevës, në luftë për të drejtat e vëllezërve tanë, përkrah Shefket Musliut e shumë luftëtarëve të tjerë.

Ai, edhe pas mbarimit të luftës dhe Marrëveshjes së Konçulit, menjëherë iu bashkua luftëtarëve të lirisë në Iliridë (Maqedoni). Në këtë luftë u dallua si luftëtar me përvojë dhe arriti të krijojë mbrojtje të pashembullt për popullatën tonë atje.

Krahas luftëtarëve të Ali Ahmetit e Gëzim Ostrenit, Blerimi me shokë si Kreshnik Mushkolaj, Zhujë Hamzaj, Faik Luli e shumë të tjerë, ishin krah i Fadil Nimanit (Tigrit) dhe Tahir Sinanit e Maliq Ndrecës.

Ai, pas përfundimit me sukses të luftërave çlirimtare, u angazhua për plot 25 vite për funksionimin e sigurt të Ramush Haradinajt. Sot ai po e fillon një betejë të re, por tani betejë politike. Do ta kem për nder që do të bashkërrugëtojmë në këtë garë elektorale, me bindjen e plotë se do të kontribuojmë në unifikimin e faktorit shqiptar në rrugën tonë euroatlantike.

AAK

Më shumë nga Lajme

  • 23:55Andin Hoti: Do ta votoja “me dy duar” zhbërjen e Gjykatës Speciale
  • 23:47Djali i Agim Ramadanit e sheh të mundur lirimin e ish-krerëve të UÇK-së në Apel
  • 23:26Ambasada e Italisë pas aktgjykimit: Të respektohet vendimi dhe procesi gjyqësor
  • 23:26Hisen Berisha: Nuk pati ballafaqim të provave juridike, apeli nuk është fundi
  • 23:23Dy protestues u shoqëruan në polici, njëri u ndalua për 48 orë protesta