Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ish-prokurori i Hagës, Jack Smith thirret për të dëshmuar në kongres

GD
Gazeta Demos3 dhjetor 2025 në 19:12
Ish-prokurori i Hagës, Jack Smith thirret për të dëshmuar në kongres

Kryetari i Komitetit Gjyqësor të Dhomës së Përfaqësuesve, Jim Jordan, ka thirrur për të dhënë dëshmi, ish-këshilltarin special Jack Smith, që njëherësh ka shërbyer edhe si prokuror në Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë që ngriti edhe aktakuzën nga Hashim Thaçit dhe të tjerëve.

Jordan udhëzoi Smith të paraqitej para komisionit më 17 dhjetor, bazuar në një dokument që posedon Fox News Digital.

“Për shkak të shërbimit tuaj si Këshilltar Special, Komiteti beson se ju zotëroni informacione që janë jetësore për mbikëqyrjen e kësaj çështjeje,” shkroi Jordan në kërkesën e tij.

Po ashtu, në këtë thirrje është bashkangjitur edhe kërkesa që të përfshihen të gjitha dokumentet dhe komunikimet që lidhen me kohën e Smith si këshilltar.

Dëshmia e ardhshme, e cila do të zhvillohet me dyer të mbyllura vjen derisa republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit janë përqendruar në hetimin e Smith ndaj Trump në lidhje me zgjedhjet, duke e përshkruar atë si një skandal që përfshiu në mënyrë të panevojshme qindra ligjvënës republikanë, subjekte republikane, aleatë të Trump dhe media si pjesë e hetimit.

Jack Smith që i priu hetimeve ndaj presidentit Donald Trump për mënyrën e menaxhimit të dokumenteve sekrete dhe përpjekjet e dyshimta për zhbërjen e zgjedhjeve të vitit 2020.

Smith i hoqi të dyja çështjet pasi Trump fitoi zgjedhjet e vitit 2024, duke u mbështetur në një politikë të Departamentit të Drejtësisë që dekurajon ndjekjen penale të presidentëve në detyrë.

Smith tashmë është ofruar të dëshmojë publikisht para Komiteteve Gjyqësore të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit, por sipas burimeve të Fox tha se Jordan preferon një dëshmi të tillë pasi secila palë në komision mund ta pyesë Smithin për një orë.

Jack Smith ka qenë kryeprokuror i Prokurorisë Speciale në Hagë që heton krimet që dyshohet se u kryen nga ish Ushtria Çlirimtare e Kosovës gjatë dhe pas luftës.

Ai ka dhënë dorëheqjen si kryeprokuror i gjykatës speciale në Hagë të ngarkuar me hetimin dhe gjykimin e krimeve të luftës në Kosovë.

ZPS

Më shumë nga Lajme

  • 19:41Pse Kosova po del kaq dobët në PISA?
  • 19:06Ali Ahmeti pas “Marshit për Liri”: Populli shqiptar e dha verdiktin e tij të qartë
  • 19:05Çitaku pas Marshit për Liri: Prishtina s’është dukur kurrë më e bukur, sot e morët verdiktin e popullit tuaj
  • 18:56Maqedonci: Në kërkim të drejtësisë për bashkëluftëtarët që po gjykohen në Hagë
  • 18:50Ky raportohet se është personi që vdiq nga aksidenti me katërçikletë në Junik