Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ish-nënkryetari i Kllokotit dënohet me 1 vit burg, përmes kërcënimit siguronte vota për Listën Serbe

GD
Gazeta Demos26 nëntor 2025 në 14:19
Ish-nënkryetari i Kllokotit dënohet me 1 vit burg, përmes kërcënimit siguronte vota për Listën Serbe

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Sasha Mirkoviq, ish-nënkryetar i Kllokotit, duke e dënuar me 1 vit burgim lidhur me akuzën për cenim të përcaktimit të lirë të votuesve.

Aktgjykimi ndaj Mirkoviq u shpall të mërkurën nga kryetari i trupit gjykues, Lutfi Shala, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Ndaj Mirkoviq, Gjykata ka shqiptuar edhe dënim plotësues- Ndalimi i ushtrimit të funksionit në administratë publike ose në shërbim publik në kohëzgjatje prej 2 viteve.

Gjykata obligoi të akuzuarin që në emër të shpenzimeve gjyqësor të paguajë shumën prej 100 euro, 100 euro në emër të paushallit gjyqësor dhe 100 euro për Fondin e Kompensimit të Viktimave.

Ndryshe, sipas aktakuzës së ngritur më 14 gusht 2023 nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), Sasha Mirkoviq akuzohej se në periudhën kohore janar – shkurt 2021, në territorin e Komunës së Kllokotit, në cilësinë e nënkryetarit të Komunës së Kllokotit, në bashkëkryerje me të dënuarin Bozhidar Dejanoviq dhe persona të tjerë, ka përdorur kanosje serioze ndaj qytetarëve të nacionalitetit serbë, me qëllim të ndikimit në vullnetin e tyre zgjedhor, gjatë periudhës kohore para dhe gjatë zgjedhjeve të Përgjithshme të Parakohshme Parlamentare të mbajtura më 14 shkurt 2021.

Në aktakuzë thuhet se, së bashku me kryetarin e Komunës së Kllokotit, të dënuarin Bozhidar Dejanoviq, kanë ushtruar presion dhe kërcënim serioz ndaj qytetarëve të nacionalitetit serbë të Komunës së Kllokotit, duke u kërkuar që të votojnë për subjektet e caktuara politike, me kërcënimin se do t’i largonin nga puna, ashtu që Dejanoviq në cilësinë e kryetarit të Komunës, ka siguruar vota në mënyrë të kundërligjshme për subjektin politik “Lista Serbe”.

Gjithnjë sipas aktakuzës, i akuzuari Mirkoviq, në cilësinë e nënkryetarit të Komunës së Kllokotit, ka siguruar vota me metoda të njëjta, për subjektin politik me numër 129 “Ujedinjina Zajdenica- Ardiana Hoxhiq”, duke i kanosur qytetarët me humbje të vendit të punës apo me humbjen e të drejtës në pagesë sociale dhe kështu kanë ndikuar dhe i kanë detyruar qytetarët që të votojnë në mënyrë të caktuar, përkatësisht për subjektin politik me numër 129 “Ujedinjina Zajdenica- Ardiana Hoxhiq”.

Me këtë, Sasha Mirkoviq akuzohej se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Cenimi i përcaktimi të lirë të votuesve” e sanksionuar me nenin 210 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, vepër kjo e dënueshme me një deri në pesë vjet burg.

Sasha Mirkoviq

Më shumë nga Lajme

  • 17:24Valës së gjatë të nxehtësisë po i vjen fundi sonte
  • 17:22Mërgim Lushtaku tregon pse qëndroi në sallë pasi PDK lëshoi seancën
  • 17:13Bashkëpunimi me ShBA-në, kryeprokurori Isufaj takon Prattipatin
  • 17:12Ulutas: Për hapjen e Urës së Ibrit vendosin BE dhe institucionet e Kosovës pasi KFOR-i të përfundojë praninë e përhershme
  • 17:08VV mbështet Marshin për Liri, por thotë se ata që themeluan Specialen duhet t’i kërkojnë falje Kosovës