Ish-ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Joschka Fischer, ka deklaruar se Evropa duhet të rishikojë rrënjësisht strategjinë e saj të sigurisë dhe të shqyrtojë seriozisht mundësinë e krijimit të një kapaciteti të përbashkët bërthamor evropian.
Sipas tij, realitetet gjeopolitike të ditëve të sotme kanë treguar se kontinenti nuk mund të mbështetet më në arkitekturën e vjetër të sigurisë. Fischer theksoi se garancitë e sigurisë nga Shtetet e Bashkuara nuk janë më të sigurta dhe të besueshme si më parë.
“Garancitë amerikane të sigurisë nuk janë më të besueshme që nga ky moment”, u shpreh ai në një intervistë për gazetën gjermane Tagesspiegel . Kjo situatë, sipas tij, e vendos Evropën përballë nevojës për të marrë më shumë përgjegjësi për mbrojtjen e vet.
Në këtë kontekst, Fischer nënvizoi rolin e Gjermanisë si një aktor kyç në Evropë, duke pranuar se vendi i tij ka një përgjegjësi të veçantë për udhëheqje. Megjithatë, ai theksoi qartë se kjo udhëheqje nuk duhet të jetë e njëanshme apo dominuese, por të realizohet gjithmonë në bashkëpunim të ngushtë me vendet e tjera evropiane.
